About: http://data.cimple.eu/claim-review/76b59f3e58dc0319e82bb785840e577db854de748f25ac633f9486fc     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Escobar nuk ka thënë se “Qeveria Kurti, garancia më e fortë për SHBA-në” Deklarata Qeveria Kurti, garancia më e fortë për SHBA-në Vlerësimi Me kos I dërguari i posaçëm të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar nuk ka thënë “Qeveria Kurti, garancia më e fortë për SHBA-në”. Këtë konstatim e ka bërë një analist, por në titull nuk tregohet një gjë e tillë. Ndërlidhja e citatit të një analisti dhe vendosja e fotografisë së të dërguarit të posaçëm të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, krijon paqartësi tek lexuesit, të cilët mund të lajthiten. Në artikull janë dhënë deklarata të tjera të Escobar, por që nuk kishin të bëjnë me titullin e artikullit. Artikulli Më 25 tetor 2022, në faqen e internetit a-news24.com është publikuar një artikull me titull: “Qeveria Kurti, garancia më e fortë për SHBA-në”. I njëjti artikull ishte ilustruar me një fotografi të dërguarit të posaçëm të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Në titull nuk është treguar se kush e ka thënë një gjë të tillë, duke lënë të kuptohet se një gjë të tillë e ka thënë personi që shihet në fotografinë kryesore të artikullit, Gabriel Escobar. Në artikull janë dhënë deklarata të tjera të Escobar, por që nuk kanë të bëjnë me titullin e artikullit. Citati i artikullit ka probleme gjuhësore, ndërkaq edhe paragrafi përfolës është vendosur në thonjëza dhe duket citat i plotë. “Sipas të dërguarit të posaçëm i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, Kosova dhe Serbia janë afër arritjes së një marrëveshjeje, marrëveshje kjo që është “çështje javësh dhe jo vitesh”. Titulli i tekstit si dhe brendia e tekstit është nxjerrë nga konteksti duke krijuar paqartësi te lexuesi nëse këtë deklaratë e ka thënë Ecsobar. Brenda artikullit, përmendet se analisti Faton Mehmeti thotë se marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë do të arrihet gjatë qeverisjes Kurti, e cila sipas tij, është garancia më e fortë për implementimin e kësaj marrëveshje. “Si kurrë më parë, gjasat janë reale të arrihet marrëveshja, me qeverinë Kurti si garancia më e fortë për SHBA në zbatueshmerinë e marrëveshjes. Albin Kurti ka indikacione nga të huajt për një gjë të tillë, besoj ka mjaftueshëm përgatitje për të përmbyllë këtë proces të tej zgjatur dhe kompleks”, përfundon për “Bota sot”, analisti politik Faton Mehmeti. I dërguari i posaçëm i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar më 19 tetor 2022 ka qëndruar në Kosovë. Ai gjatë vizitës së tij tha se Kosova dhe Serbia janë afër arritjes së një marrëveshjeje, duke theksuar se bëhet fjalë për çështje javësh dhe jo vitesh. “Unë i kam dëgjuar kolegët e mi evropianë të flasin se kjo është çështje javësh dhe jo vitesh. Për një marrëveshje, për rrugën përpara. Prandaj, përtej kësaj u përket të dyja palëve dhe ndërmjetësuesit që të vendosin afate kohore, por duhet të jetë e shpejtë. Duke marrë parasysh kontekstin e asaj që po ndodhë, secili duhet të marrë përgjegjësi për të krijuar stabilitet, jo vetëm në Evropë, por edhe në rajon”, ka deklaruar Escobar në një intervistë në Kanal10.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software