schema:text
| - Mashtrimi me fotografinë e zv.presidentes së Bullgarisë
Deklarata
Jam shatzane ne fmin e dyte Vjehrra me thotë “Nese se ki djal na te japim sh.qelmin” besoni nuk e di nga…!
Vlerësimi
Rrenë
Titulli i artikullit “Jam shatzane ne fmin e dyte Vjehrra me thotë “Nese se ki djal na te japim sh.qelmin” besoni nuk e di nga…!” nuk është i faktuar. Titulli flet për rrëfimin e një gruaje për shtatzëninë e saj, ndërsa në artikull nuk është përfshirë asnjë burim i informacionit, ndonjë deklaratë në të cilën përmendet shtatzënia apo ndonjë emer specifik i ndonjë gruaje. Krypometri ka gjetur se fotografia e prezantuar si protagoniste e këtij rrefimi, në fakt është e zëvendës presidentes së Bullgarisë, Iliana Iotova.
Artikulli
Faqja në internet me emrin plisi.seedoof.com, ka publikuar një lajm me titull “Jam shatzane ne fmin e dyte Vjehrra me thotë “Nese se ki djal na te japim sh.qelmin” besoni nuk e di nga…!”.
Më datat 20 dhe 22 tetor 2022, ky informacion është shpërndarë në disa faqe në Facebook si: Maringlen, Të rejat nga bota, dhe Lajmet e fundit.
Ky informacion është i rremë.
Titulli flet për kinse rrëfimin e një gruaje për shtatzëninë e saj, ndërsa në artikull nuk është përfshirë asnjë burim i informacionit, ndonjë deklaratë në të cilën përmendet shtatzënia apo ndonjë emer specifik i ndonjë gruaje.
Po ashtu, këto faqe e kanë ilustruar këtë informacion me një fotografi, kinse personi që është protagoniste e këtij rrefimi.
Krypometri ka gjetur se fotografia e përdorur në këtë artikull është e zëvendës presidentes së Bullgarisë, Iliana Iotova.
Iotova është politikane bullgare e cila ka shërbyer si Zëvendës Presidente e Bullgarisë që nga viti 2017.
Po ashtu, ajo ishte deputete e Parlamentit Evropian nga viti 2007 deri më 16 janar 2017.
|