About: http://data.cimple.eu/claim-review/cbc97c0db7475b8a0afd2b16479d2f2a08b7c94d301a738f360529ae     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Deklarata e vjetër e Armend Mujës nxirret nga konteksti për të “paraqitur” situatën aktuale politike Deklarata Deklarata e vjetër e Armend Mujës nxirret nga konteksti për të paraqitur situatën aktuale politike Vlerësimi Me kos Video e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja e shpërnadarë me mbishkrimin “Armend Muja i VV-se ma n’fund e flet te verteten: Fushaten po e dominon PDK-ja”- është nxjerrë jashtë kontekstit. Në këtë video, Muja nuk flet për përkrahjen e partive politike për Zgjedhjet që pritet të mbahen me 09.02.2024. Video nuk është aktuale, pasi ajo është realizuar më 09.09.2019, në kohën e Zgjedhjeve të Jashtëzakonshme, që ishin mbajtur më 06.10.2019. Në kohën kur është realizuar kjo video, Muja nuk ishte pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, e as deputet i kësaj Partie por, ishte vetëm analist, në emisionin ‘Debat Plus’. Artikulli Më 24.11.2024, faqja në Facebook, Like Faqen (arkiva & arkiva & arkiva) ka publikuar një video me mbishkrimin “Filluan me humbjet këta Shqipfolës” në të cilën shihet deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja. Videos i është mbivendosur shkrimi “Armend Muja i VV-se ma n’fund e flet te verteten: Fushaten po e dominon PDK-ja”. Krypometër ka analizuar materialin në fjalë që e paraqet Mujën si pjesëtar të LVV-së dhe, ka gjetur se video është e kohës kur ai ka qenë analist në emisionin ‘Debat Plus’, në RTV Dukagjini. Në fakt, debati është realizuar më 09.09.2019, në kohën e Zgjedhjeve të Jashtëzakonshme, që ishin mbajtur më 06.10.2019 dhe, jo për Zgjedhjet Aktuale të 09.02.2025. Në atë kohë, Muja ishte panelist i rregullt në emisionin ‘Debat Plus’ dhe nuk ishte pjesë e partive politike. “Që tre javë jemi duke e përcjellë debatin. Java e parë ka qenë, në tërësi, e dominuar nga Vetëvendosje, prej Albin Kurtit, që mendoj se është aseti kryesor i Vetëvendosjes këtë herë. Dhe, mundem me thanë se Albin Kurti është larg mesazhit që këta po e përçojnë. Java e dytë ke, në tërësi, e Vjosa Osmanit. Besoni, këtë javë, shikoni edhe në terren, edhe në rrjete sociale. Në minutazhë është duke dominu PDK-ja, edhe AAK-PSD-ja. Shikoni në minutazhë, këtë javë, prej datës 06 dhe ende vazhdon, është duke dominu PDK-ja. Para 3 jave i kam dhanë zero shanse për me fitu, para 2 jave i kam dhanë 20%. Unë, sot mendoj se ata janë ende pretendent për me fitu”- është deklarata e plotë e Mujës (min 16:23- 17:08). Krypometër ka biseduar me deputetin Muja, i cili ka konfirmuar se video është bërë në vitin 2019 duke dhënë edhe kontekstin e deklarimit, që është shkëputur në këtë video. “Kjo video është realizuar në muajin gusht të vitit 2019, kur në ‘Debat Plus’, e kemi bërë matjen e parë fillestare. Dhe, gara ka qenë pothuajse e barabartë ndërmjet LVV, LDK, PDK. Deri më 6 tetor 2019, kemi vazhduar matjen dhe kemi dalë me rezultate precize: LVV 26.4, LDK 24.2 dhe PDK duhet t’i ketë pasë 20.6. Që ta keni parasysh, në ‘Debat Plus’ i kam thanë gjërat, ashtu siç kanë qenë në atë moment dhe jo si kam dashur të jenë. Aty kam qenë strikt profesionist. PDK-në nuk e kam mbështetur në asnjë palë zgjedhje, që nga paslufta”- ka thënë Muja për Krypometër. Në atë emision, Muja kishte folur se si qëndronin partitë politike nëpër debate. Armend Muja kishte aderuar në Lëvizjen Vetëvendosje, më 12.01.2021, në prag të Zgjedhjeve të 14 Shkurtit të atij viti. “Me Armendin njihemi qëmoti, por nga sot, do të jemi edhe aktivistë e kolegë në VETËVENDOSJE!. Me disa anëtarë të Kryesisë dhe ish deputetë, i uruam mirëseardhje Armend Mujës, e më pas zhvilluam një diskutim rreth zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit dhe qeverisjes sonë të ardhshme”- pati shkruar Kurti në Facebook.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software