About: http://data.cimple.eu/claim-review/f078cbd7b8b630dad3186aef383ae22ad89cef91813aaef961407cf7     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Publikimi i rremë për FSK-në në Leposaviq Deklarata Radha e ushtrisë sonë; i pari në Leposaviq e i mbrami në Ranilluk Vlerësimi Rrenë Publikimi me mbishkrimin “Radha e ushtrisë sonë; i pari në Leposaviq e i mbrami në Ranilluk…!” është i rremë. Krypometër ka konfirmuar me burime zyrtare se FSK nuk ka realizuar marshim në Leposaviq. Artikulli Më 1 tetor 2023 faqja e Facebook-ut “Gazeta Mejdani” publikoi një fotografi në të cilën shihen ushtarë duke ecur në rresht me përshkrimin “Radha e ushtrisë sonë; i pari në Leposaviq e i mbrami në Ranilluk…!”. Krypometri më 04/10/2023 verifikoi postimet rreth fotografisë dhe përshkrimit të saj dhe zbuloi se ajo është e vjetër dhe nuk lidhet me aktualitetin. Një kërkim në internet, përmes “Google Lens” tregon se fotografia në fjalë është publikuar disa vite më parë. Përkatësisht, ajo u publikua më 21 nëntor 2021 nga faqja e Facebook-ut “Deçani”. Krypometër ka kërkuar sqarime zyrtare nga FSK nëse kjo fotografi është shkrepur në Leposaviq. Ibrahim Shala, Drejtor i Zyrës për Marrëdhënie me Publikun në Ministrinë e Mbrojtjes tha se ushtarët që shihen në fotografi nuk janë në Leposaviq. “Ushtarët e FSK-së që ju i shihni në foto duke marshuar, janë në tokë të Kosovës. Për qartësim të mëtejmë, ata nuk janë në zonën e veriut të Kosovës ku bën pjesë Leposaviqi. Thëniet e cituara janë trillime dhe mashtrime”– ka thënë Shala në deklaratë për Krypometër me datë 06/10/2023. Krypometër ka gjetur po ashtu se FSK nuk mund të operojë në Leposaviq pa lejen e KFOR. Në vitin 2013, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi në emër të Qeverisë së Kosovës, kishte ofruar “garanci se Forca e Sigurisë së Kosovës do të ketë mundësi të ndërmarrë veprime në veri të Kosovës vetëm në bashkëveprim me KFOR-in”. Thaçi kishte dërguar letër për këtë zotim tek ish-shefi i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen. Më 30/09/2023, kryeministri i vendit, Albin Kurti konfirmoi se ushtarët e FSK-së nuk mund të shkojnë në katër komunat e veriut të vendit, Leposaviq, Zubin Potok, Mitrovicë e Veriut dhe Zveçan. Kjo, sipas Kurtit, për shkak të marrëveshjes mes shtetit të Kosovës dhe NATO-s. “Vigjilenca dhe gatishmëria jonë për veriun është dëshmuar që nga dita e parë e qeverisjes sonë. Është zotimi i njëanshëm ndaj NATO-s i një pararendësi tim që nuk lejon FSK-në të futet në veri”– deklaroi kryeminsitri, Albin Kurti. Pas zhvillimeve të fundit në veriun e Kosovës, kur një rreshter i Policisë së Kosovës u vra nga një grup terrorist në krye me Millan Radoiçiq, FSK nuk u dërgua në katër komunat e veriut të vendit.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software