About: http://data.cimple.eu/claim-review/072327a337f8cc15c8996c1239fde6d2b382f1b0f674d4c87c887c54     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Raportimi i pasaktë për marrëveshjen e Shqipërisë dhe Italisë për emigrantet Deklarata TRADHTARI I KOMBIT SHQIPTARĒ RAMOVIČI PO JAP TOKA TË SHQIPRIS .. SHPERNDAJE LEGJENDA E KOMBIT SHQIPTARË 🇦🇱❤️ ALBIN KURTI Vlerësimi Me kos Video me titullin “TRADHTARI I KOMBIT SHQIPTARĒ RAMOVIČI PO JAP TOKA TË SHQIPRIS .. SHPERNDAJE LEGJENDA E KOMBIT SHQIPTARË 🇦🇱❤️ ALBIN KURTI” është i rremë dhe në shpërputhje me përmbajtjen e videos. Në marrëveshjen e arritur në mes të Shqipërisë dhe Italisë nuk parashihet që t’i falet tokë Italisë. Marrëveshja e arritur në mes të Shqipërisë dhe Italisë ka të bëjë me emigrantët. Ndërkohë, Albin Kurti në fjalimin e tij, të bërë më 27 qershor 2022, nuk flet për marrëveshjen e Shqipërisë dhe Italisë, por flet për Kosovën. Artikulli Më 14 janar 2024 faqja Me Albin Kurtin (arkive) në rrjetin social Facebook postoi një video në të cilëm dëgjohen duke folur Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni në konferencën për media rreth marrëveshjes për emigrantët. Në të njëjtën video është bashkangjitur edhe një fjalim i kryeministrit të Kosovës, në të cilin qartë shihet e dëgjohet që Albin Kurti nuk jep territor të Kosovës. Kjo video është shpërndarë me mbishkrimin “TRADHTARI I KOMBIT SHQIPTARĒ RAMOVIČI PO JAP TOKA TË SHQIPRIS .. SHPERNDAJE LEGJENDA E KOMBIT SHQIPTARË 🇦🇱❤️ ALBIN KURTI”. Në këtë video dëgjohet derisa flet kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, e cila është cituar të ketë thënë “Ku konsiston marrëveshja, marrëveshja konsiston në faktin se Shqipëria do t’i japë mundësinë Italisë të përdorë disa zona të territorit shqiptar”. Ndërsa, kryeministri Edi Rama në këtë video të shkurtër thotë “Kur Italia thërret, Shqipëria përgjigjet”. Ndërsa, në të njëjtën video, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dëgjohet duke thënë “Unë nuk kam guxim që të japë tokë të Kosovës edhe mendoj që është shumë mirë që është kështu. Ka patur aso liderë shqiptar edhe në histori edhe në aktualitet, ka edhe të gjallë ka edhe të vdekur që kanë qenë të gatshëm të japin tokë shqiptare, unë atë guxim nuk e kam. Mund të jap diçka timen, personale nëse ke nevojë, mirëpo diçka që i takon kombit, diçka që i takon shtet, s’jap”. Krypometër përmes kërkimeve në internet ka gjetur se deklarimi i Albin Kurtit, që është ndërlidhur në këtë video, nuk është rreth marrëveshjes së arritur në mes të Shqipërisë dhe Italisë. Deklarimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti është bërë më 27 qershor 2022, ndërsa konferenca e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni është mbajtur me 6 nëntor 2023. Krypometër, përmes kërkimit në Facebook, ka gjetur se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e kishte publikuar të plotë konferencën që kishte mbajtur me kryeministren e Italisë, Meloni. Në këtë konferencë nuk është përmendur se Shqipëria i ka falur tokë Italisë, mirëpo është folur për një marrëveshje për emigrantët. Më 6 nëntor 2023 kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nënshkroi marrëveshjen (arkive) me homologen e tij italiane, Giorgia Meloni që Emigrantët që do të shpëtohen në Detin Mesdhe do të strehohen në Shqipëri, ndërsa Italia do të financojë për ngritjen e qendrave për pritjen e tyre. Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, në konferencën e përbashkët me kryeministrin Rama tha se emigrantët do të zbarkojnë në Shëngjin (në bregdetin e Lezhës), e më pas do të strehohen në disa zona që autoritetet do të vënë në dispozicion. Sipas protokollit të publikuar nga Qeveria shqiptare, Italia do të depozitojë 16.5 milionë euro në një llogari të posaçme të Thesarit të Shqipërisë, si paradhënie për strehimin e migrantëve. Shqipëria do të ofrojë masa të sigurisë në qendrat përkatëse nën juridiksionin italian. Marrëveshja ishte kritikuar nga zyrtarë brenda dhe jashtë vendit. Amnesty International e kishte quajtur të paligjshme marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë. Komisioni Evropian, i cili mbikëqyrë zbatimin e ligjeve të Bashkimit Evropian, tha se marrëveshja mund të rezultojë problematike nëse Italia i dërgon migrantët e gjetur në ujërat territoriale të BE-së në një vend joanëtar të BE-së. Derisa në dhjetor 2023, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë njoftoi se e ka pezulluar përkohësisht ratifikimin e mundshëm të një marrëveshjeje për emigrantët mes Shqipërisë dhe Italisë.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software