schema:text
| - Rrena për zbulim të ilaçit për shërim të kancerit
Deklarata
Fantastike: Gjendet ilaçi që shëron kancerin
Vlerësimi
Rrenë
Lajmi i publikuar me titull: Kancerit i gjendet ilaçi? Shkencëtarët japin lajmin e MADH është i rremë dhe i njëjti nuk e pasqyron artikullin bazë të publikuar në New York Time. Ilaçi për kancerin nuk është zbuluar. Artikulli i New York Time flet se pacientët që morën pjesë në studim e pranuan pozitivisht trajtimin nga një bari, por ata më pas përsëri do të duhet të vazhdonin marrjen e terapisë për shkak se nuk dihej saktë nëse koha e këtij trajtimi klinik ishte e përhershme. Gjithashtu, pjesë e këtij studimi kanë qenë vetëm pacientët e diagnostikuar me kancer rektal- të zorrës së trashë. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, kanceri është i shumëllojshëm dhe mund të njihet me emra të ndryshëm.
Artikulli
Mitet rreth zbulimit të ilaçit për shërimin e kancerit pothuajse gjithmonë kapin vëmendjen e shumë lexuesve në media sociale për shkak të ndjeshmërisë.
Pothuajse secilën ditë, mediat e krijuara për klikime, gatuajnë në redaksitë e tyre publikime me pretendimet për gjetjen e këtij ilaçi.
Faqet në internet: Revista-ai, Strugalajm, banglacontent24 kanë shpërndarë lajmin se kancerit i është gjetur ilaçi Faqja Revista-ai ka publikuar shkrimin: Lajm i mrekullueshëm! Gjendet ilaçi që shëron kancerin, 100% sukses në testimet e para dhe faqja banglacontent24.com ka publikuar shkrimin Kancerit i gjendet ilaçi? Shkencëtarët japin lajmin e MADH i cili më pas ishte shpërndarë nga Gazeta Prishtina në Facebook me titullin: Kancerit i gjendet ilaçi? Shkencëtarët japin lajmin e MADH, faqja “Aktoret Shqiptare” dhe Struga Lajm ka publikuar shkrimin Fantastike: Gjendet ilaçi që shëron kancerin.
Të njëjtat pretendojnë që raportimi i tyre është bazuar në një shkrim të New York Times me titull “A Cancer Trial’s Unexpected Result: Remission in Every Patient”.
I njëjti link, asnjëherë nuk e përmend gjetjen e ilaçit, por vetëm se provat në 18 pacientë kanë rezultuar pozitive.
“Ishte një provë e vogël, vetëm 18 pacientë me kancer rektal, secili prej të cilëve mori të njëjtin ilaç. Por rezultatet ishin befasuese. Kanceri u zhduk në çdo pacient të vetëm, i pa zbuluar nga ekzaminimi fizik, endoskopia, skanimet PET ose M.R.I. skanime. Këta pacientë me kancer të zorrës së trashë ishin përballur me trajtime rraskapitëse – kimioterapi, rrezatim dhe, ka shumë të ngjarë, një operacion që ndryshon jetën që mund të rezultojë në mosfunksionim të zorrëve, urinar dhe seksual”, thuhet në artikullin e NYT.
Pra, në këtë artikull vetëm thuhet se pacientët që morën pjesë në studim e pranuan pozitivisht trajtimin, por ata më pas përsëri do të duhet të vazhdonin marrjen e terapisë për shkak se nuk dihej saktë nëse koha e këtij trajtimi klinik ishte e përherëshme.
Gjithashtu, pjesë e këtij studimi kanë qenë vetëm pacientët e diagnostikuar me kancer rektal- të zorrës së trashë.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, kanceri është i shumëllojshëm dhe mund të njihet me emra të ndryshëm.
Sipas OBSh-së, kanceri është shkaku kryesor i vdekjeve në mbarë botën, duke llogaritur rreth 10 milionë vdekje në vitin 2020, ose gati një në gjashtë vdekje.
Kanceri i mushkërive, prostatës, rektal, stomakut dhe mëlçisë janë llojet më të zakonshme të kancerit te meshkujt, ndërsa gjiri, kanceri rektal, i mushkërive, i qafës së mitrës dhe i tiroides janë më të zakonshmet tek femrat.
Deri tani shkencëtarët nuk kanë gjetur ende shërim të garantuar për sëmundjen e kancerit, derisa teste për gjetje të saj kryhen vazhdimisht nëpër laboratore të shumta nëpër botë.
Barnat deri te një autorizim final për përdorim duhet të kenë një periudhë 60-ditore. Periudha 60-ditore mund të zgjatet vetëm në rastet kur provat klinike përfshijnë barna për terapinë e gjeneve ose terapinë e qelizave somatike apo barna, të cilat përmbajnë organizma të modifikuar gjenetikisht. Në këtë rast, afati 60-ditor mund të zgjatet deri në 90 ditë kalendarike. Lidhur me këto produkte, periudha 90-ditore mund të zgjatet deri në 180 ditë kalendarike.
|