About: http://data.cimple.eu/claim-review/41b584b2bc3af878945f5b40c0db353392440028986c99201c9dff53     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Deklarata e rremë që i mvishet një gjenerali amerikan për Albin Kurtin Deklarata Gjenerali Amerikan Eric Friedman… Kosovës i duhen njerëz si Albini që i bëjnë ballë ndikimit Rus në Ballkan Vlerësimi Rrenë Është i rremë pretendimi se “Gjenerali Amerikan Eric Friedman” ka thënë se “Kosovës i duhen njerëz si Albini që i bëjnë ballë ndikimit Rus në Ballkan”. Krypometër ka gjetur se nuk ka të dhënë për ndonjë Gjeneral me emrin Eric Friedman. Fotografia e personit që është prezantuar si Eric Friedman në fakt është e John Abizaid, ish ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Arabinë Saudite. Ky postim është bërë tre muaj para Zgjedhjeve Parlamentare, që pritet të mbahen në Kosovë më 2.9.2025. Artikulli Më 18.11.2024, një llogari në Facebook (arkiva) ka publikuar një fotografi duke pretenduar se një Gjeneral Amerikan ka folur për Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. Në përshkrim thuhet “Gjenerali Amerikan Eric Friedman: Kosovës i duhen njerëz si Albini që i bejnë ballë ndikimit Rus në Ballkan”. Pas kërkimit në internet, Krypometër ka gjetur se ky pretendim ishte publikuar më 08.02.2021, në një grup në ‘Facebook’, “Vetëvendosje me ❤️ (arkiva)”. Më pas, përmes instrumentit të kërkimit të fotografive në internet “Google Lens (arkiva)”, Krypometër ka gjetur se Gjenerali Amerikan, për të cilin pretendohet se quhet Eric Friedman, është dikush tjetër. Në fakt, në fotografi është John Abizaid, ish ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Arabinë Saudite. Për më tepër, Krypometër nuk ka gjetur se ka një Gjeneral Amerikan, me emrin Eric Friedman. Pas kërkimit në internet, rezulton se me këtë emër figuron një muzikant amerikan, Eric Charles “Erock” Friedman. Në anën tjetër, Gjenerali Abizaid ka shërbyer si komandant i Komandës Qendrore të SHBA, nga Korriku 2003 deri në Mars 2007. Sipas një biografie të publikuar nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes, Abizaid ka komanduar Divizionin e Parë të Këmbësorisë, ‘Big Red One’, në Wurzburg, i cili dërgoi forcat amerikane të para tokësore në Kosovë. Ky postim është bërë vetëm tre muaj para Zgjedhjeve Parlamentare në Kosovë, të cilat pritet të mbahen më 09.02.2025. Që nga viti 2021, kur Kurti ishte zgjedhur Kryeministër për herë të dytë, marrëdhëniet e Qeverisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë diskursi kryesor i Opozitës në kritikat e tyre ndaj Qeverisë. I pari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ishte shprehur se Kurti “po rrezikon raportet e Kosovës me SHBA-të”. Krasniqi kishte kërkuar nga Kurti të rishqyrtojë menjëherë qasjen, për të parandaluar dëmtimin e marrëdhënieve me aleatët strategjikë, veçanërisht me SHBA-të. Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, vazhdimisht ka kërkuar nga Kurti që veprimet t’i bëjë në koordinim me aleatët ndërkombëtarë, përfshirë këtu edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Abdixhiku kishte kritikuar ashpër kryeministrin Kurti, duke konsideruar se moskoordinimi me aleatët, në veçanti me SHBA-të, “është akt antishtetar”. Kurse, kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj pati kërkuar nga Kryeministri që të ndryshojë qëndrim ndaj kërkesave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në të kundërtën, sipas Haradinajt, Kurti “rrëshqet në tradhëti”. Ndërsa, kryeministri i vendit, Albin Kurti, në vazhdimësi insiston se raportet me amerikanët “janë shumë të mira”. Ai thekson se SHBA është “një aleat i pazëvendësueshëm, i paçmueshëm, një partner substancial në të kaluarën, në të ardhmen, e sidomos tani, në këtë vit të rëndësishëm dhe një mik i dëshmuar”.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software