About: http://data.cimple.eu/claim-review/56c88cd73d692f25ebeede03aa39881450eeeff2075139491305e9a5     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Lajmi i rremë se Komuna e Vushtrrisë ka planifikuar të shpenzojë 42 mijë euro për një automjet pick-up Deklarata Komuna e Vushtrrisë ka planifikuar të shpenzojë 42,000 euro për të blerë me tender një automjet pick-up të vitit 2004 Vlerësimi Pjesërisht e vërtetë Postimi se “Komuna e Vushtrrisë ka planifikuar të shpenzojë 42,000 euro për të blerë me tender një automjet pick-up të vitit 2004”- është i rremë. Komuna e Vushtrrisë nuk e ka hapur tenderin për furnizim me veturë, si pretendohet nga faqja ‘Vrojtuesit e lagjes-Vushtrri’ (arkiva). Tenderi me numër të prokurimit është Ndërmarrja Publike Lokale Përparimi SH. A., e cila është autoritet kontraktues i pavarur nga Komuna e Vushtrrisë. Artikulli Më 28.08.2024 faqja në Facebook ‘Vrojtuesit e lagjes-Vushtrri’ (arkiva) e ka publikuar një informacion duke pretenduar se Komuna e Vushtrrisë ka planifikuar të shpenzojë 42,000 euro për të blerë me tender një automjet pick-up të vitit 2004. “Çmimi i lartë për një automjet të tillë (40.000 euro), që është shumë i vjetër, është vërtetë shqetësues. Shumë punëtorë që na kanë shkruar, tregojnë se ky Pick up (Pikap) që është në foto e i cili para pak ditëve është larguar nga oborri i ndërmarrjes, është i blerë nga ndërmarrja “Përparimi””- thuhet tutje në postim. Në postim gjithashtu pretendohet se “në këtë tender të shpallur janë planifikuar të blihen një fryrëse industriale ku çmimi i saj në treg është jo më shumë se 1000 € dhe një frezë ku çmimi i saj në treg është jo më shumë se 1000 €”. Faqja ‘Vrojtuesit e lagjes-Vushtrri’ (arkiva) i ka publikuar edhe tri fotografi, njëra prej të cilave është prej faqes së Prokurimit Elektronik, aty ku publikohen të gjithë tenderët e shpallur nga institucionet e Kosovës dhe ndërmarrjet publike. Në këtë fotografi që kjo faqe ka publikuar është edhe numri i Prokurimit: 2024/NPLP-24-7889-1-2-1. Krypometër e ka kërkuar këtë numër të prokurimit në faqen https://e-prokurimi.rks-gov.net dhe ka gjetur se tenderi nuk është shpallur nga Komuna e Vushtrrisë, por nga Ndërmarrja Publike Lokale Përparimi SH.A. “Përparimi Sh.A” është ndërmarrje publike lokale dhe në e-Prokurim është Autoritet Kontraktues i ndarë nga komuna e Vushtrrisë. Ndërmarrja Publike Sh. A. ka nënshkruar marrëveshje me Komunën e Vushtrrisë për grumbullimin e mbeturinave në këtë komunë. Për të verifikuar tutje këtë informacion, Krypometër ka kontaktuar edhe me Komunën e Vushtrrisë për të sqaruar nëse tenderi në fjalë është hapur nga ky Autoritetet Kontraktues. Zyrtarja për Informim të Mediave, Mirjeta Daku, ka thënë se Komuna e Vushtrrisë nuk ka hapur një tender të tillë, që parasheh blerjen e një veture Pick-Up. Ata kanë thënë se tenderi është hapur nga një kompani publike lokale, që ka menaxhment të veçantë dhe i inicon procedurat e prokurimit në mënyrë të pavarur nga Komuna e Vushtrrisë. “Komuna e Vushtrrisë konfirmon që tenderi për të cilin është raportuar nuk është iniciuar nga ana e Komunës së Vushtrrisë dhe as nuk ka pasur informacione rreth tenderit. Kompania në fjalë zhvillon e ndarë procedurat e prokurimit dhe nuk ka lidhje me Komunën e Vushtrrisë”- ka deklaruar Daku në përgjigje për Krypometër. Krypometër ka analizuar tenderin që është publikuar në faqen e e-Prokurimit, me emër të kontratës “Furnizim me automjet special (pick up) dhe mjete tjera punuese”. Në faqe blerësi figuron se është Ndërmarrja Publike Lokale Përparimi SH. A. dhe jo Komuna e Vushtrrisë, ashtu siç është pretenduar nga faqja.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software