About: http://data.cimple.eu/claim-review/9edabbf3f1467287b96c063441a399d0cb369ff06a938fd4edb455a9     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Nuk ka të dhëna shkencore se ‘diabeti shërohet me vaj guri’ Deklarata Diabeti në mënyrë natyrale shërohet plotësisht me vaj guri origjinal + Vajit të farës së zezë Vlerësimi Me kos Pretendimet që janë ngritur në videon me mbishkrimin “Diabeti në mënyrë natyrale shërohet plotësisht me vaj guri origjinal + Vajit të farës së zezë”- nuk janë të bazuara në fakte shkencore. Nuk ka të dhëna shkencore që e mbështesin konstatimin se personat e diagostifikuar me diabet mund të shërohen nga kjo sëmundje duke përdorur vajin e gurit. Endokrinologët thonë se deri më tani nuk ka fakte shkencore që e mbështesin konstatimin se ‘vaji i gurit mund të shërojë diabetin’. Ata alarmojnë se përdorimi i vajit të gurit mund të ketë efekte anësore te pacientët. Diabeti është sëmundje kronike dhe shumë komplekse për të cilin kërkohet trajtim i kujdesshëm dhe i personalizuar. Artikulli Më 04.11.2024, faqja në Instagram ‘neyda_dyqani_bio’ (arkiva) ka publikuar një video (arkiva & arkiva), që pretendon se e shërojnë plotësisht diabetin. “Diabeti në mënyrë natyrale shërohet plotësisht me vaj guri origjinal + Vajit të farës së zezë”- është shkruar mbi këtë video. Në këtë video dëgjohet duke folur një person duke dhënë këshilla, që të përdoret vaj guri e vaji i farës së zezë. Krypometri fillimisht ka verifikuar fotografinë e personit që flet në këtë video, e që është mjeku popullor Erxhan Muharremi. Ai pretendon se ka shembuj të pacientëve me diabet, të cilët i ka shëruar. Megjithatë, thot se “nuk garanton për shërimë” dhe se pacientët duhet të bëjnë pasqyrën e gjakut dhe të konsultohen me endokrinolog. “Ka për shembull nga 4-5 insulina që po i përdorin brenda ditës – deri në dy muaj. Me sukses po mjekohen edhe ato rastet më të rënda. Sëmundja e diabetit me të vërtet…, edhe me sëmundjen e diabetit po ndodhin mrekulli vetëm me përdorimin e vaj gurit origjinal, nëse e kombinojmë me vajin e farave të zeza, pak më mirë ia përcjell gjendjen e diabetit…, dhe kështu që po ka mundësi që për një muaj…, dy muaj me sukses po mjekohen edhe ato rastet më të rënda ku pacientët po i përdorin. Përshembull, ka katër-pesë insulina që po i marrin brenda ditës dhe unë po i këshilloj me e provu, normal nuk garantoj, por provat po na dalin në realitet dhe pacientët po mjekohen me shumë sukses. Nëse muajin e parë pacienti e përdor edhe insulinën apo tabletat për diabet, njëkohësisht e përdor edhe vajin e gurit bashkë me farat e zeza. Pas një muaji e bën një ekzaminim të pasqyrës së gjakut dhe endokrinologia apo mjeku familjar e sheh diabeti sa ka ra dhe vet mjeku ia zvogëlon dozën e insulinës. Kështu që, ka mundësi shumë që pas dy muajve ai të mjekohet plotësisht nga diabeti”- thuhet në këtë video. Krypometri fillimisht ka verifikuar fotografinë e personit që flet në këtë video. Është mjeku popullor, Erxhan Muharremi, i cili në bazë të kërkimeve të Krypometrit rezulton se ka pasur mjaft intervista nëpër televizione të vendit. Kjo faqe ka edhe video të tjera lidhur me sëmundje të ndryshme. Endokrinologu Bardh Gashi ka thënë për Krypometër se ‘vaj guri ka efekte anësore’ dhe se ‘nuk beson’ në këto gjëra. “Unë në ato nuk besoj. Tu e ditë se vajguri ka disa efekte anësore. Ai kur merret ka me kalu nëpër gojë, nëpër ezofag, lukth e të tjera, domethënë shkakton efekte. Nuk dimë që ka ndonjë punim shkencor që është vërtetu se vajguri e mjekon diabetin”- ka thënë Gashi. Trajtimi i sëmundjes së diabetit Endokrinologu Adem Rama ka thënë se diabeti është sëmundje kronike te e cila faktori kryesor është komponenta gjenetike- pra, trashëgimia. Por, kjo sëmundje ka edhe shkaktarë të tjerë. “Trashëgimia nuk mund të ndikohet. 75% të atyre me diabet të tipit 2 janë obezë. Pastaj, është ushqimi i shpejtë, duke mos harruar edhe stresin. Ne kemi vërejtur te popullata jonë që pas luftës, pacientët referojnë se nuk kanë askënd në familje me diabet, por atyre iu është paraqit sheqeri. Pra, edhe komponenta e stresit ka ndikim në paraqitjen e diabetit”- ka thënë Rama. Ai ka rekomanduar se secili pacient duhet të konsultohet me specialistët e fushës, në mënyrë që të marrë udhëzime të personalizuara për trajtim të diabetit. Ai ka thënë se pacientët që vonohen në trajtim të diabetit sipas udhëzimeve të profesionistëve shëndetësor mund të kenë komplikime. “Shkenca botërore perëndimore tregon që për diabet të tipit 1 gjithsesi duhet të merret insulinë; tipi dy mund të trajtohet vetëm me tableta dhe përcjellje strikte; më shumë te diabeti 1 për shkak të moshës së pacientit, që të mos kemi komplikime më vonë dhe normalisht edhe diabetin e tipit 2 që njihet se diabeti që lajmërohet në pleqëri. Humbja e kohës te diabeti kushton shumë.”- tha Rama. Krypometër ka biseduar edhe me endokrinologun Amir Rexhepi i cili ka thënë se nuk ka informacione për produktin që reklamohet dhe për të cilin pretendohet se shëron sëmundjen e diabetit. Rexhepi ka thënë se diabeti është sëmundje kronike, dhe se si e tillë kërkon trajtim të kujdesshëm dhe të personalizuar. “Është e rëndësishme të theksoj që diabeti, duke qenë një sëmundje kronike dhe komplekse, kërkon trajtim të kujdesshëm dhe të personalizuar. Trajtimi i diabetit bazohet në disa shtylla kryesore: një dietë e shëndetshme dhe e balancuar, aktiviteti fizik i rregullt, përdorimi i terapisë me tableta dhe në rastet kur është e nevojshme, trajtimi me insulinë”- ka thënë Rexhepi për Krypometër. Ai ka shtuar se trajtimi për sëmundjen e diabetit duhet të bëhet gjithmonë nën mbikëqyrjen e endokrinologut ose mjekut specialist. “Përdorimi i barnave ose produkteve që nuk janë verifikuar dhe rekomanduar nga mjeku mund të rezultojë i rrezikshëm dhe të shkaktojë komplikime serioze në shëndetin e pacientit. Prandaj, gjithmonë duhet të konsultoheni me mjekun tuaj për çdo trajtim dhe të ndiqni udhëzimet e tij për menaxhimin e sëmundjes”- shton tutje ai.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software