About: http://data.cimple.eu/claim-review/0024eb2c33c57ce22789c6640d9a070242ab30696c945305e6ede77b     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Foto: Facebook/ Vjosa R. Osmani Rrena e Vjosa Osmanit për mosshkeljen e marrëveshjeve politike nga LDK Deklarata LDK është parti që s’i ka shkelur asnjëherë marrëveshjet Vlerësimi Rrenë Pas zgjedhjeve të 8 qershorit në vitin 2014, LDK-ja ishte bërë bashkë me partitë e tjera (AAK, LVV, NISMA) kundër Partisë Demokratike të Kosovës. Ato kërkonin që presidentes Atifete Jahjaga t’ia jepte mandatin koalicionit opozitarë, që nuk e kishin fituar zgjedhjet, të formonin qeverinë. Meqë mandatin nuk e morën, duke u bazuar edhe në një interpretim të Gjykatës Kushtetuese, ishte Lidhja Demokratike e Kosovës që e braktisi bllokun opozitar dhe iu bashkuar PDK-së në qeveri. Pra, ishte LDK-ja ajo që e prishi një marrëveshje të nënshkruar me tri parti të tjera. Artikulli Kandidatja e LDK-së për kryeministre të Kosovës, Vjosa Osmani, në intervistën në televizionin T7 ka deklaruar një të pavërtetë. Osmani gjatë intervistës në mes tjerash deklaroi se LDK është parti që nuk i ka shkelur asnjëherë marrëveshjet politike. “LDK është parti që s’i ka shkelur asnjëherë marrëveshjet”, u shpreh ajo në mes tjerash. Mirëpo në zgjedhjet e 8 qershorit të vitit 2014, ku PDK kishe fituar zgjedhjet duke dalë partia më e votuar në vend, partitë e tjera kishin krijuar një bllok. Ky bllok ku bënte pjesë edhe LDK-ja fillimisht ishte dakorduar për të mos hyrë në Qeveri me PDK-në, që në atë kohë udhëhiqej nga Hashim Thaçi, tani president. Më vonë, ky bllok ishte shndërruar në koalicion, që më vonë do njihej si koalicioni VLAN (Vetëvendosje, LDK, AAK dhe NISMA), me mandatar për kryeministër Ramush Haradinaj. Madje, sipas kësaj marrëveshjeje, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ishte zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës, për të rrëzuar pastaj nga Gjykata Kushtetuese, e cila ia njihte propozimin për kryetar të Kuvendit vetëm partisë apo koalicionit fitues. Ky koalicion mes LDK-së, LVV, AAK dhe Nismës ishte prishur pikërisht nga LDK në dhjetor të 2014, kur Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa kishin nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi që e bënte kryeministër këtë të fundit. Kjo qeveri nuk ishte votuar nga Vjosa Osmani, që tani është kandidate për kryeministre. Në këtë marrëveshje ishte përfshirë edhe zgjedhja e Thaçit president nga ana e koalicionit. Kjo ishte bërë realitet rreth 1 vit e pak muaj më vonë. Qeveria LDK – PDK kishte rënë 2 vite e gjysmë më vonë, në maj të 2017, pasi që PDK kishte mbështetur mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Mustafa.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software