Vërshimet e vitit 2023 ilustrohet me fotografi të vitit 2021
Deklarata
Fotografia e vitit 2023
Vlerësimi
Me kos
Fotografia që është publikuar nga ministri i Mbrotjes, Armend Mehaj nuk është bërë gjatë vërshimeve të janarit të vitit 2023. Fotografitë është realizuar me 11 janar 2021 në Gjilan dhe është publikuar në KALLXO.com.
Artikulli
Më 19 janar 2023 në ora 19:47, ministri i mbrojtjes Armend Mehaj ka bërë një postim sa i përket vërshimeve në Kosovë.
Ai ka shkruar se “për shkak të gjendjes së krijuar si pasojë e vërshimeve pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës tashmë janë në terren duke u ofruar gjithë ndihmën e nevojshme autoriteteve civile dhe qytetarëve tanë në Skënderaj, Mitrovicë e Istog”. Këtë postim, ai e ka ilustruar me tri fotografi të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Në njërën nga fotografi shihet një ushtar i FSK-së duke i ndihmuar dy fëmijë duke e kaluar ujin që kishte vëshuar në qytetin e Gjilanit.
Fotografitë që është publikuar nga Ministri Mehaj daton që nga viti 2021 dhe kjo fotografi është publikuar më 11 janar të vitit 2021 në KALLXO.com.
Gjatë dy ditëve të fundit, disa qytete janë vërshuar nga uji. Mitrovica, Podujeva, Skenderaj e Istogu janë rajonet më të prekura nga vërshimet e ditëve të fundit.
KALLXO.com në vazhdimësi është duke raportuar për situatën e krijuar nga vërshimet në Kosovë dhe dëmet të cilat janë bërë nga këto vërshime.
Ushtarët e FSK-së ju kanë ndal në ndihmë qytetarëve të Kosovës në përballjen me vershimet, duke i evakuar disa familje nga fshatrat e Istogut.