About: http://data.cimple.eu/claim-review/007293a8c99c176c58a22c14050dbe9a9c4f7f77c8dbc8505b62b438     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Foto: ZPRK Vizita që nuk ndodhi kurrë, Macron nuk e viziton ende Kosovën Deklarata Hashim Thaci: E falënderoj presidentin Macron që e pranoi dhe e konfirmoi vizitën në Kosovë. Vlerësimi Hetimet vazhdojnë Presidenti i Francës, Emannuel Macron ende nuk e ka vizituar Kosovën, ndonëse kanë kaluar më shumë se 1 vit prej se Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se Makron ka pranuar të jetë mysafirë i tij. Hetimet do të vazhdojnë për të parë nëse Macron do ta vizitojë ndonjëherë Kosovën gjatë kohës sa shërben si president i popullit francez dhe përderisa Thaçi është president i Kosovës. Artikulli Presidenti Hashim Thaçi nuk e ka çuar ende fjalën e tij në vend, kur pati deklaruar se presidenti francez, Emannuel Macron do ta vizitojë Kosovën. Hashim Thaçi, në mars të vitit të kaluar, pas vizitës në Paris kishte deklaruar se presidenti Macron ka pranuar ftesën e tij për ta vizituar Kosovën. Kanë kaluar më shumë se 1 vit, afër 14 muaj dhe presidenti Macron ende nuk ardhur në Kosovë. Pas takimit, Thaçi kishte dhënë lajmin për dakordimin e dy krerëve të shteteve për vizitën në Kosovë. “Me këtë rast ftova presidentin Macron për ta vizituar Kosovën. E falënderoj presidentin Macron që e pranoi dhe e konfirmoi vizitën në Kosovë”, kishte shkruar presidenti Thaçi në Facebook. Në samitin e Berlinit, presidenti Thaçi ishte takuar me Macron. Përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë do të jenë nikoqir të Macronit në korrik të këtij viti. Mirëpo ende nuk është dhënë ndonjë konfirmim nëse presidenti francez do të vizitojë Kosovën, siç kishte deklaruar Hashim Thaçi vitin e kaluar. Hashim Thaçit i kanë mbetur më pak se dy vite deri në përfundim të mandatit të tij si president. Ai pati deklaruar se do të kandidonte edhe për një mandat të presidentit, vetëm nëse do votohej nga populli. Momentalisht, sipas ligjeve në fuqi, presidenti i Republikës zgjidhet nga Kuvendi i Kosovës.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software