About: http://data.cimple.eu/claim-review/007edda15b5bc7a96e0f4b3812c6049f92e9e73ffbaf95c7eb21a50d     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Kronika televizive për vizitën e Çitakut në Beograd në vitin 2013 prezantohet si aktuale Deklarata Me leje të radojcicit ka shku Vlerësimi Me kos Video e postuar me mbishkrimin “Me leje të radojcicit ka shku”- nuk është aktuale. Kronika televizive që flet se Vlora Çitaku ka qenë në Beograd është realizuar në vitin 2013. Kronika është realizuar nga Zëri i Amerikës dhe tregon se ish- ministrja e Integrimeve Europiane, Vlora Çitaku, nuk ka qenë në vizitë zyrtare në Serbi, mirëpo kishte marrë pjesë në seminarin “Integrimi në Bashkimin Europian dhe procesi i normalizimit të marrëdhënjeve në mes të Kosovës dhe Serbisë’ të organizuar nga Forumi për Marrëdhënie Etnike. Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se është i rremë informacioni se ajo ka shkuar tash në Beograd. Artikulli Më 16.11.2024, një profili në Facebook ka publikuar një video (arkiva) në të cilën shihet ish- ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, tashmë Sekretare e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, me pretendimin se ajo ka shkuar për vizitë në Beograd. Video mban mbishkrimin: “Me leje të radojcicit ka shku”. Përmbajtja e njëjtë është publikuar edhe nga një profil në Facebook (arkiva) me përshkrim “18.11.2024 10:17 A THUA A ESHTE E VERTETE QE VLORA QITAKU KA SHKUAR NE BEOGRAD PER VIZITE ME LEJEN E FADOJQIQIT”. Krypometri pas kërkimit në internet (arkiva) ka gjetur se materiali që është përdorur nga faqet për të prezantuar pretendimin se Çitaku këto ditë ka shkuar në Beograd, në fakt është realizuar në vitin 2013. Kronika është realizuar nga Zëri i Amerikës dhe flet për një vizitë të Çitakut kur ajo ishte ministre e Integrimeve Europiane në Qeverinë e Kosovës. Sipas kronikës, Çitaku ka shkuar atje në një funksion jozyrtar për të marrë pjesë në seminarin “Integrimi në Bashkimin Europian dhe procesi i normalizimit të marrëdhënjeve në mes të Kosovës dhe Serbisë’ të organizuar nga Forumi për Marrëdhënie Etnike. Krypometri ka kontaktuar Sekretaren e Përgjithshme të PDK-së, e cila ka mohuar të ketë shkuar tash në Beograd dhe se kronika i përket një ngjarjeje të ndodhur para 11 vitesh. “Është lajm i rremë”- ka thënë tutje Çitaku për Krypometër. Pra, faqet e kanë nxjerrë jashtë kontekstit kronikën informative të Zërit të Amerikës, duke mos specifikuar se kur ka qenë vizita e Çitakut në Beograd. Sipas një biografie të publikuar në ueb faqen e Ministrisë për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Vlora Çitaku nga viti 2010 deri në vitin 2014 ka mbajtur pozitën e ministres për Integrime Europiane. Prej vitit 2015 deri në mars të vitit 2021, ajo ka shërbyer si ambasadore e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Aktualisht, Çitaku mban pozitën e Sekretares së Përgjithshme në Partinë Demokratike të Kosovës.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software