About: http://data.cimple.eu/claim-review/0130741d16233ce7fadd1c183fc61e5ed82b38c18027b42e1015c3c3     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Publikohet lista e uzurpatorëve, po jo edhe lista e bizneseve që kanë fituar tender Deklarata Ragip Begaj: Në gjashtë mujorin e parë do t’i publikojmë uzurpatorët e pronave publike Vlerësimi Pjesërisht e vërtetë Komuna e Malishevës nuk ka publikuar listë të bizneseve që janë kontraktuar nga Komuna për furnizime, shërbime apo kryerjen e punëve të caktuara. Kjo komunë është mjaftuar me njoftimet që bëhen në E-Prokurim. Por, Komuna e udhëhequr nga Ragip Begaj e ka publikuar një listë me disa uzurpator të pronave komnale. Kjo vlerësohet si mbajtje e pjesshme e premtimit, pasi në Komunë thonë se kjo nuk është lista finale, pra ndonjë uzurpator mungon ose ndonjë është aty përkundër që e ka lëshuar pronën e uzurpuar. Krypometri do të vazhdojë të monitoroj këtë listë për të parë nëse e njëjta do të azhurnohet. Artikulli Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj gjatë debateve parazgjedhore, kishte premtuar se lista e uzurpatorëve të pronave komunale do të publikohet në faqen zyrtare të komunës në gjysmën e parë të vitit 2018. “Në gjashtë mujorin e parë do t’i publikojmë uzurpatorët e pronave publike”, kishte premtuar Begaj në “Debat Përnime”. KALLXO.com ka kërkuar nga komuna e Malishevës me 4 korrik linkun e listës së uzurpatorëve, por në përgjigjen e tyre thuhej që kjo listë ende nuk ishte gati. “Besoj që deri në fund të javës (6 korrik) kompletohet lista e uzurpatorëve dhe e publikojmë edhe në uebfaqe”, thuhej në përgjigjen e komunës së Malishevës. Por përsëri kjo listë nuk është publikuar deri në datën e premtuar. Komuna e Malishevës ka thënë se kjo listë nuk ishte publikuar për shkak se zyrtarja përgjegjëse ishte në përfundim e sipër të verifikimit dhe freskimit të të dhënave për listën e uzurpatorëve. “Jo nuk kemi mund ta publikojmë, kërkoj falje që nuk e mbajtëm fjalën, por zyrtarja përgjegjëse ishte në përfundim e sipër të verifikimit dhe freskimit të të dhënave, prandaj edhe nuk kemi mundur ta publikojmë të premten. Besoj që për pak ditë do ta publikojmë, por të freskuar nga lista e vitit të kaluar.” Me 18 korrik, KALLXO.com ka marrë linkun me listën e pronave të uzurpuara në komunën e Malishevës. Po ashtu kryetari Begaj në emisionin “Debat Përnime” kishte thënë se tashmë në faqen e komunës janë të publikuara listat e pronave të komunës, pronat e komunës që janë dhënë në shfrytëzim dhe lejet e dhëna për ndërtim. KALLXO.com ka kërkuar nga komuna e Malishevës linqet e listave të përmendura më lart. Por në përgjigjen e tyre thuhet që pas krijimit të faqeve të reja për komunat ka pasur probleme e publikimin e këtyre dokumenteve. “Pas krijimit të faqeve të reja për komunat, kemi pak telashe për publikimin e të gjitha këtyre dokumenteve, pasi na duhet pak kohe deri të jenë funksionale të gjitha linqet”, thuhet në përgjigjen e komunës së Malishevës. I pari i Malishevës kishte thënë në “Debat Përnime” se edhe lista e bizneseve që marrin tenderë nga komuna janë publike në uebfaqen e komunës. KALLXO.com ka kërkuar edhe listën e bizneseve por në përgjigjen e komunës thuhet që bizneset që marrin tenderë nga komuna janë të publikuar në KRPP. “Në këtë rast, përjashtuar listën e bizneseve që marrin tender, dhe e cila është pjesë e KRPP-së”, thuhet në përgjigje. Komuna ka thënë që dokumentet e tjera janë në faqen e vjetër dhe brenda muajit do të jenë pjesë e uebfaqes së re të komunës. “Të tjerat janë në faqen e vjetër, por janë duke u bartur gradualisht dhe varësisht nga puna e IT-së, deri në fund të muajit, të gjitha këto dokumente do të jenë edhe në faqen e re të komunës”, përfundon përgjigja e komunës së Malishevës.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software