About: http://data.cimple.eu/claim-review/01f3f4da48e5a51dfa9eee4997ef241ff1ea4617cf592f5d95ad04d2     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Ilustrimi i hiperbolizuar për pagën e eurodeputetit Deklarata Zbulohet shuma marramendëse, ja sa do të jetë “super-rroga” e Belerit si Eurodeputet… Vlerësimi Me kos Fotografia dhe titulli “Zbulohet shuma marramendëse, ja sa do të jetë “super-rroga” e Belerit si Eurodeputet…” janë të ekzagjeruara. Ky titull me fjalë “Marramendëse” dhe “super-Paga” është ilustruar me një fotografi të një valixheje me plot para, fotografi që qarkullon në internet që nga viti 2013 dhe kryesisht përdoret për ilustrim të krimeve dhe pastrimit të parave. Beleri do të ketë pagën e njëjtë si të gjithë eurodeputetëve të tjera, që është 10,377.43 Euro bruto apo rreth 8 mijë Euro neto, pas zbritjes së taksave të BE-së dhe kontributeve të sigurimit si dhe taksave të shteteve prej nga vijnë. Artikulli Më 11.06.2024 faqja ‘Rilindje’ (arkiva 1 dh 2) në rrjetin social Facebook shpërndau një fotografi të eurodeputetit Fredi Beleri dhe një valixhe e mbushur me para me mbishkrimin “Zbulohet shuma marramendëse, ja sa do të jetë “super-rroga” e Belerit si Eurodeputet…” Anash fotos së Belerit është ilustruar edhe valixhe e mbushur me para, duke krijuar përshtyjen se paga e tij do jetë marramendëse. Sipas të dhënave në faqen zyrtare të Parlamentit Europian, paga mujore e një eurodeputeti është 10,377.43 Euro bruto apo rreth 8 mijë Euro neto, pas zbritjes së taksave të BE-së dhe kontributeve të sigurimit si dhe taksave të shteteve prej nga vijnë. Krypometër ka kontrolluar fotografinë që është përdorë për të ilustruar pagën e eurodeputetit dhe ka gjetur se e njëjta është marrë nga Pinterest dhe është krijuar për tu përdorur në artikuj si ilustrim për pastrim të parave. Fotografia është përdorur që nga viti 2015 në faqe të ndryshme të agjencive të lajmeve. Krypometër, përmes “TinEye” ka gjetur se kjo fotografi për herë të parë është përdorë në vitin 2013, në një artikull që flet se si Policia holandeze dhe belge kishin shkatërruar një grup që përdorte hakerë për të kontrabanduar drogë. Eurodeputeti Ferdi Beleri ishte Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës nga pakica greke në Shqipëri, i cili ka kandiduar me partinë “Demokracia e Re” të kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis. Beleri ishte dënuar me dy vjet burgim nga Gjykata e Posaçme e Shqipërisë pasi u shpall fajtor për blerje votash në zgjedhjet vendore të vitit 2023 në Shqipëri. Ky gjykim kishte zemëruar Greqinë e cila edhe ka kërcënuar se do t’i bllokojë bisedimet e Shqiperisë për integrim në BE nëse nuk respektohen të drejtat e Belerit. Përkundër faktit se ishte i burgosur, ai në zgjedhjet e Paralementit Europian në Qershor 2024 ka arritur të sigurojë 237 mijë vota nga grekët për të hyrë si deputet në Parlamentin Europian. Beleri më pas kishte reaguar nga burgu për faktin që u zgjodh eurodeputet. “Gjatë të gjitha muajve të aventurës sime, më jepte forcë besimi im se drita gjithmonë fiton ndaj errësirës. Dhe se forca e demokracisë mund të përmbysë çdo praktikë puçiste, mjafton që të ketë vullnet dhe besim në një qëllim më të lartë. Siç kishim ne që dhamë këtë luftë. Një luftë për demokracinë, shtetin e së drejtës, liritë dhe dinjitetin e qytetarëve. Lufta u fitua në kushte të vështira, të paimagjinueshme për një vend që dëshiron të bëhet pjesë e familjes evropiane. Dhe u fitua. Falë nderit, patriotizmit dhe krenarisë së Grekëve”- ishte shprehur ai. Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, që nga viti 2023 kanë një pagë prej rreth 310.250 lekë, apo rreth 3 mijë euro.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software