About: http://data.cimple.eu/claim-review/02a2874c614104ca047f007a68fe9b49449f12dc0f558388e0cc4ed4     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Postim i rreme për hartën e Kosovës në Komisionin Zgjedhor të Serbisë Deklarata Komisioni zgjedhor i Serbisë largon nga harta zgjedhore Republikën e Kosovës Vlerësimi Rrenë Fotografia nga konferenca e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Serbisë me mbishkrimin “Komisioni zgjedhor i Serbisë largon nga harta zgjedhore Republikën e Kosovës” është e rreme. Fotografia është e manipuluar. Krypometri e ka verifikuar se fotografia e hartës së Serbisë që është përdorë nga komisioni i zgjedhjeve të atij shteti e ka të përfshirë edhe Kosovën si pjesë të Serbisë. Kosova është shtet i pavarur që nga viti 2008 dhe është njohur nga shumica e shteteve që janë pjesë e OKB-së dhe tashmë është pjesë e organizatave të ndryshme ndërkombëtare. Artikulli Më 18 dhjetor 2023, faqja në Facebook “Albini për Kryeministër” ka shpërndarë një fotografi (Arkiva) të konferencës së zyrtarëve të Komisioni Zgjedhor në Serbi me titullin “Komisioni zgjedhor i Serbisë largon nga harta zgjedhore Republikën e Kosovës”. Në të njëjtin postim, që ka marrë 30 shpërndarje dhe rreth 100 komente, është thënë “Ky është lajmi që do të thot që Serbia nuk ka sovranitet dhe integritet në Republikën e Kosovës që me ardhjen në pushtet Albin Kurti.” E njëjta hartë më pas është shpërndar edhe nga Televizioni ATV (Arkiva). Për të verifikuar këtë postim, Krypometri përmes “Google Lens” ka kërkuar fotografitë e ngjashme. Në mediat serbe, duke përfshirë televizionin publik të Serbisë (RTS) është publikuar një fotografi në të cilën pjesë e hartës së Serbisë është edhe Kosova. Krypometri e ka verifikuar përmes videove të publikuara rreth konferencës në fjalë se në prapavijë është harta e Serbisë duke e përfshirë Kosovën në të. Për të verifikuar vertetësinë e fotografisë, Krypometri e ka vizituar faqen zyrtare të Komisionit Zgjedhor te Serbisë, duke vertetuar se në konferencën e mbajtur më 17 dhjetor 2023, harta në prapavijë e ka përfshirë (Arkiva) edhe Kosovën si pjesë të Serbisë. E njëjta prapavijë është përdorë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Serbisë edhe në vitin 2022. Më 17 dhjetor 2023 Serbia ka mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, lokale derisa SNS-ja e ka shpallur fitoren në të gjitha nivelet. Kosova e ka shpallur pavarësinë më 17 shkurt 2008. Që nga ajo kohë, Kosova është njohur nga 117 shtete dhe është bërë anëtare e shumë organizatave ndërkombëtare, duke përfshirë Fondin Monetar Ndërkombëtar, Banken Botërore, FIFA-në dhe UEFA-në. Që nga shpallja e Pavarësisë, Kosova dhe Serbia kanë marrë pjesë në dialog për normalizim të marrëdhëniëve që ka rezultuar me nënshkrimin e shumë marrëveshjeve. Përkundër dialogut, Serbia ende nuk e ka njohur pavarësin e Kosovë dhe vazhdon të mbajë atë pjesë e Kushtetutës së vet.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software