schema:text
| - Konstatimet e pa-bazuara për rastin e vetëvrasjes së 19-vjeçares nga Mitrovica
Deklarata
TRAGJEDIA NË MITROVICË: KY ËSHTË I RIU KOSOVAR QË SHTYRI NË VETËVRASJE TË FEJUARËN E TIJ 19-VJEÇARE / EMRI
Vlerësimi
Pjesërisht e vërtetë
Titulli i artikullit “TRAGJEDIA NË MITROVICË: KY ËSHTË I RIU KOSOVAR QË SHTYRI NË VETËVRASJE TË FEJUARËN E TIJ 19-VJEÇARE / EMRI” është i rremë pasi kanë konstatuar fajësinë e të dyshuarit. Nuk ka ndonjë vendim të gjykatës që ai është shpallur fajtor. Mediat nuk do ta trajtojnë asnjë individ si fajtor, para se një vendim i tillë të konfirmohet nga gjykata.
Artikulli
Në portalin Gazetaalba.info më datën 10 shtator 2022 është shpërndarë një lajm me titullin “TRAGJEDIA NË MITROVICË: KY ËSHTË I RIU KOSOVAR QË SHTYRI NË VETËVRASJE TË FEJUARËN E TIJ 19-VJEÇARE / EMRI”.
Këtë përmbajte e kanë shpërndarë dhjetë faqe të Facebook-u me datën 10 shtator 2022: Njësia Speciale e Kosovës, Kosova jonë, Kosova ime, Republika Online, Njesia Speciale, Kosova jonë, Ushtria e Kosovës, Kosova jonë, Albaneës, Politikë Shqiptare.
Lajmi i referohet një rasti të vdekjes së një 19-vjeçareje nga Mitrovica më datën 8 shtator 2022. Detaje zyrtare të Policisë treguan se i dyshuar në këtë rast është i fejuari i saj. Ai dyshohet se ka kryer vepren penale “Shtytja në vetëvrasje dhe ndihma në vetëvrasje”.
Si rrjedhojë, titulli i shpërndarë nga Gazetaalba.info është i rremë, pasi kanë konstatuar fajësinë e të dyshuarit. Nuk ka ndonjë vendim të gjykatës në të cilin ai është shpallur fajtor.
Sipas pikes 5 të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, Gazetat, portalet dhe agjensitë e lajmeve nuk do ta trajtojnë asnjë individ si fajtor, para se një vendim i tillë të konfirmohet nga gjykata.
Po ashtu thuhet se gazetarët dhe redaktorët janë të obliguar të mos prejudikojnë fajësinë e një personi të akuzuar.
|