About: http://data.cimple.eu/claim-review/04b970ee02e685c939e7405b50d060796caebb21d7b78b89096e0959     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Shpërndarja e panikut për të shitur një ilaç Deklarata Miliarda të tëra për diabetin. Hetimi «Njeriu dhe Ligji» zbuloi një komplot në shkallë të gjerë të mjekëve dhe farmacistëve kundër popullatës së Kosovës Vlerësimi Rrenë Artikulli me titull: “Miliarda të tëra për diabetin. Hetimi «Njeriu dhe Ligji» zbuloi një komplot në shkallë të gjerë të mjekëve dhe farmacistëve kundër popullatës së Kosovës” është i rremë. Në artikull është shpërndarë panikë pa asnjë referim në të dhëna shkencore për gjoja komplotin e mjekëve kundër popullatës së Kosovës. Artikulli është shkruar në atë mënyrë që të promovohet shitja e një produkti të quajtur “Dia Tea”, e që në artikull pa fakte pretendohet që mund të shërojë këtë sëmundje. Në artikull nuk ka asnjë fakt për një gjë të tillë. Në artikull i janë referuar një personit me emër Fatmir Gashi, kinse endokrinolog i specializuar në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës (QSUT). KALLXO.com ka kontaktuar me Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës QSUT ka treguar që ky person nuk ekziston në listën e tyre të të punësuarëve dhe se nuk ka Institut të Endokrinologjisë por Shërbim të Endokrinologjisë. Artikulli Shkruar nga Diellza Berisha Faqja e internetit “Gazeta Mjekësore”, ka publikuar një artikull me titullin “Miliarda të tëra për diabetin. Hetimi «Njeriu dhe Ligji» zbuloi një komplot në shkallë të gjerë të mjekëve dhe farmacistëve kundër popullatës së Kosovës”. Në artikull është shpërndarë panikë pa asnjë referim në të dhëna shkencore për gjoja komplotin e mjekëve kundër popullatës së Kosovës. Në artikull nuk ka asnjë fakt për një gjë të tillë. Artikulli është shkruar në atë mënyrë që të promovohet shitja e një produkti të quajtur “Dia Tea”, e që në artikull pa fakte pretendohet që mund të shërojë sëmundjen e diabetit. Në artikull i janë referuar një personit me emër Fatmir Gashi, kinse endokrinolog i specializuar në Qendra Spitalore Universitare e Tiranës (QSUT). KALLXO.com ka kontaktuar me Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës QSUT ka treguar që ky anëtar nuk ekziston në listën e tyre dhe se nuk ka Institut të Endokrinologjisë por Shërbim të Endokrinologjisë. Në artikull është përdorë një fotografi gjoja e mjekut, mirëpo në fakt në atë fotografi nuk është ndonjë mjek shqiptar por është akademiku rus, Andrey Ivanovich Vorobyov. Në artikull supozohet që mjeku fiktiv të ketë thënë që Instituti i Kërkimeve të Endokrinologjisë në QSUT Tiranë ka krijuar medikamentin për trajtimin e diabetit që arrin të kurojë brenda 14-20 ditësh, duke pohuar që 21,000 njerëz janë regjistruar për të fituar ilaçin “Dia Tea”. Po ashtu në artikull është përdorur një person fiktiv 64 vjeçar pa emër në cilësinë e pacientit i deklaruar si i shëruar nga diabeti përmes këtij ilaçi. Fotografia e pacientit fiktiv është e rreme, pasi është një personazh fotografia e të cilit qarkullon në internet nëpër shumë faqe dhe që nuk ka të bëjë fare me shërim të diabetit.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software