About: http://data.cimple.eu/claim-review/050d7a632eb9d8a24621941043d8cd9413930e954b5d3fc9719d1520     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Fotografia e manipuluar e të ftuarve në emisionin “Debat Plus” Deklarata Dardan Gashi, Nol Nushi dhe Dardan Molliqaj kanë lindur në Kralevë është i pavërtetë Vlerësimi Rrenë Pretendimi se Dardan Gashi, Nol Nushi dhe Dardan Molliqaj kanë lindur në Kralevë është i pavërtetë. Krypometër ka verifikuar se vendëlindjet e këtyre tre personave nuk janë në Serbi dhe të njëjtit kanë lindur në qytete të ndryshme në Kosovë. Artikulli Më 19 shtator 2023, faqja në Facebook “Giovanni Lugano”, ka publikuar një fotografi në të cilën shihen kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD) Dardan Molliqaj, sekretari organizativ i PSD-së Nol Nushi, analisti Dardan Gashi, analisti Astrit Gashi dhe gazetari i RTV Dukagjini Dibran Istrefi. Afër fotografisë së Dardan Molliqaj, Nol Nushi dhe Dardan Gashit është vendosur nga një flamur i Serbisë ndërsa në mbishkrim të fotografisë thuhet “Ju kisha lut te gjithve sante ndrrone programin e mos i kqyrni kta sh…të Kraleves”. Krypometri, ka gjetur se fotografia reale e cila është postuar nga “RTV Dukagjini”, si infografikë që tregon pjesëmarrësit në emisionin “Debat Plus” nuk ka afër flamuj të Serbisë Për të konfirmuar nëse tre të apostrofuarit kanë vendëlindjen në Serbi, më saktësisht në zonën e Kralevës, Krypometri ka kontrolluar në të dhëna zyrtare. Sipas regjistrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Dardan Molliqaj është kryetar i PSD-së, nga komuniteti shqiptar dhe Partia Socialdemokrate është e regjistruar në Prishtinë. Në faqen zyrtare të Kuvendit të Kosovës Molliqaj tregohet se ishte deputet i Kuvendit të Kosovës dhe vendëlindja e tij është fshati Beleg i Deçanit. Fotografia pretendon se edhe sekretari organizativ PSD-së, Nol Nushi është i lindur në Kralevë. Në kërkim në rrjetet sociale Krypometri ka konstatuar se Nushi është i lindur në qytetin e Gjakovës. Postimi pretendon po ashtu se Dardan Gashi është i lindur në Kralevë. Krypometri ka verifikuar se Gashi ka lindur në Prishtinë dhe ai ka mbajtur pozitën e zëvendëskryeministrit në Qeverinë Haradinaj II.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software