schema:text
| - Aksidenti i rremë
Deklarata
“Makina doli nga rruga, u kythe përmbys dhe mori flakë/ 26-vjeçari u shua në mes të rrugës..!!”
Vlerësimi
Rrenë
Artikulli me titull “Makina doli nga rruga, u kythe përmbys dhe mori flakë/ 26-vjeçari u shua në mes të rrugës..!!” është i rremë për kohën kur është publikuar. Aksidenti që i referohen në artikullin e publikuar me 11 prill 2023 ka ndodhur në muajin shkurt të vitit 2021. Aksidenti ka ndodhur në Gjermani.
Artikulli
Më 11 prill 2023 faqja “Lajme Fresh” ka publikuar një artikull me titull “Makina doli nga rruga, u kythe përmbys dhe mori flakë/ 26-vjeçari u shua në mes të rrugës..!!”
I njëjti artikull është shpërndarë edhe në faqe të tjera në internet, si: “Gazeta 7”, “Rreth Planetit”, “Gazeta Fakti”, “Gazeta Albania”, “Lajme Online”, “Shqip Media”, “Service Lajme”, “Koha Press”, “Gazeta Shëndeti”.
Aksidenti të cilit i janë referuar ka ndodhur në muajin shkurt të vitit 2021 në Gjermani.
I njëjti informacion është ripublikuar duke pretenduar se aksidenti ka ndodhur së fundmi.
Në artikull nuk është cekur vendi i aksidentit dhe data e saktë se kur ka ndodhur dhe as nuk është treguar pse i njëjti po ripublikohet tash.
|