About: http://data.cimple.eu/claim-review/06d6c83a75fb532c5e4ebcd1beb5de7a9816bf5f07e0e822bc52fdba     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Foto: Kallxo.com Haradinaj e ul pazarin për heqjen e taksës Deklarata Ramush Haradinaj: Tarifa 100% do të hiqet me normalizim të plotë, dhe normalizimi i plotë do të thotë njohje Vlerësimi Qëndrim i ndërruar Kryeministri Ramush Haradinaj e ka ulur pazarin për taksën e vendosur për prodhimet e Serbisë. Deri më tash, ai disa herë e kishte thënë se taksa prej 100% hiqet vetëm në rast të njohjes së shtetit të Kosovës nga ana e Serbisë. E sot, ai ka thënë se taksa hiqet edhe nëse merr garanca ndërkombëtare se marrëveshja përfundimtare do të rezultojë me njohje reciproke. Kjo konsiderohet ndërrim të qëndrimit. Artikulli Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, që prej vendosjes se taksës prej 100% për produktet e Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës, më 21 nëntor të vitit të kaluar, është deklaruar se kjo taksë hiqet vetëm pas njohjes së shtetit të Kosovës nga Serbia. Në takimin me grupin e prodhuesve më 29 nëntor, kryeministri Haradinaj kishte thënë që taksa do të mbetet aq gjatë sa të mos ndodhë njohja e Kosovës nga Serbia. “Le të shërbejë taksa po ne jemi zgju, po ne jemi vetë vetja. Ky është një vendim i Kosovës sepse është shtet sovran, këtë vendim e ka marrë Kosova sepse nuk ka pasur rrugë tjetër. Shumica po mendojnë që marrja e këtij vendimi ka qenë pjesë e kalkulimeve vendore, por më besoni sepse mundet me mbetë shumë gjatë, aq gjatë sa të mos ndodhë njohja e Kosovës nga Serbia, aq gjatë sa nuk do të vendoset një marrëveshje përmbledhëse ku i ka të gjitha, edhe njohjen edhe anëtarësimin në OKB edhe borxhet edhe pensionet edhe të pagjeturit, por edhe heqjen e taksës”, ka thënë Haradinaj. Më 11 dhjetor të viti të kaluar, kryeministri Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së qeverisë, kishte thënë që taksa nuk është shenjë arrogance duke shtuar se taksa mund të hiqet vetëm pas njohjes reciproke të Kosovës nga Serbia. “Taksa mund të tërhiqet vetëm më njohje, kjo masë është drejtuar kundër politikës së Serbisë por asesi Kosova nuk dëshiron me i ba mu ndi keq serbët e Kosovës. Kemi mbrojtë ekonominë, por edhe prej agresionit të Serbisë. Kam qenë në një familje serbe shpresoj që të takoj edhe familje tjera që t’ua shpjegoj atyre qe kjo nuk ka qëllimin për krizë humanitare”, ka thënë Haradinaj. Në po këtë datë, të njëjtin qëndrim i pari i qeverisë e kishe shprehur edhe në rrjetin social Twitter, duke shkruar se vendosja e taksës ka qenë rrugëdalja e vetme, dhe si e tillë mund të largohet vetëm pas njohjes. “Kemi duruar ta marrim këtë masë për një kohë të gjatë, por nuk kishte rrugëdalje tjetër. Tarifa 100% do të hiqet me normalizim të plotë, dhe normalizimi i plotë do të thotë njohje”, kishte shkruar ai. Edhe më 8 janar të këtij viti, kryeministri Haradinaj është deklaruar ‘i palëkundur’ në qëndrimin e tij se taksa largohet vetëm pas njohjes nga Serbia. “Jemi të interesuar me e hjekë sot. Nëse na njeh Serbia, sot e hjekim. Taksa është vendim i qeverisë, qeveria e ka vendimin e vet legjitim. Na e dojmë presidentin, por taksën nuk e heqim”, kishte thënë Haradinaj. Ndërsa gjatë ditës së sotme, kryeministri Haradinaj, tha se vendimi për taksën mund të pezullohet vetëm pas garancisë se dialogu do të përfundojë me njohje. “Vendosja e taksës ndaj produkteve të Serbisë nuk ka për qëllim pengimin dhe prolongimin e arritjes së marrëveshjes gjithëpërfshirëse ligjërisht obliguese me Serbinë, që rezulton me njohje. Përkundrazi, Qeveria e Kosovës do ta pezullonte përkohësisht taksën, vetëm pas garancës ndërkombëtare, se do të ulemi për ta nënshkruar marrëveshjen përfundimtare, e cila duhet të rezultojë me njohjen reciproke”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software