About: http://data.cimple.eu/claim-review/06f2fcc5a6c6b71c9539f2214c394c3b27053f05efc69074a72f0897     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Keqpërdorimi i simboleve shtetërore për shitjen e produkteve për shërim Deklarata “Çdo qytetar në Kosovë mund të marrë një ilaç nëpërmjet programit social, që shëron nyjet për 4 ditë! Klikoni mbi moshën tuaj për ta marrë” Vlerësimi Rrenë Postimi me titull “çdo qytetar në Kosovë mund të marrë një ilaç nëpërmjet programit social, që shëron nyjet për 4 ditë! Klikoni mbi moshën tuaj për ta marrë”- është i rremë. Në këtë postim janë përdorur simbole të Republikës së Kosovës, mirëpo Ministria e Shëndetësisë ka thënë të mos kenë publikuar njoftime të ngjashme. Në këtë artikull është përdorur emri i “Organizatës Ndërkombëtare të Shëndetit”- mirëpo një organizatë e tillë nuk ekziston. Zyra e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh) ka thënë për Krypometër se në postimin e bërë nuk ka asgjë të ndërlidhur me OBSH-në. Në këtë artikull janë rekomanduar produkte që nuk kanë Autorizim të Marketingut për t`u shitur në Kosovë. Artikulli Më 30.08.2024 faqja në Facebook New projekt (arkiva) ka publikuar një infografikë me titull “çdo qytetar në Kosovë mund të marrë një ilaç nëpërmjet programit social, që shëron nyjet për 4 ditë! Klikoni mbi moshën tuaj për ta marrë”. Në këtë info grafikë është i publikuar edhe flamuri i Kosovës dhe janë të renditura mosha të ndryshme, duke filluar nga 51 deri në 75+ vjeç. Lajmi i njëjtë është publikuar edhe në ueb-faqen bino-ol.sbs (arkiva), me titull “Merrni ndihmë për trajtimin e shpinës dhe nyjeve përmes programit social ‘NDIHMA’”. Në këtë artikull është vendosur simboli i Republikës së Kosovës, prandaj Krypometër ka pyetur Ministrinë e Shëndetësisë, nëse kanë publikuar ndonjë njoftim apo kanë marrë ndonjë vendim të ngashëm. Në një përgjigje nga Ministria e Shëndetësisë për KALLXO.com është thënë se ata nuk kanë publikuar ndonjë njoftim të ngjashëm. “MSh (Ministria e Shëndetësisë) nuk është në dijeni për një gjë të tillë”- thuhet në përgjigjen e MSH-së. Në këtë shkrim po ashtu është vendosur një llogo që i ngjanë asaj të Organizatës Botërore të Shendetësisë, si dhe është vendosur emri Organizata Ndërkombëtare e Shëndetit. Krypometër ka kërkuar në internet, mirëpo nuk është hasur ndonjë organizatë me emrin “Organizata Ndërkombëtare e Shëndetit”. Për të sqaruar edhe më shumë, Krypometër ka dërguar pyetje në Zyrën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh) në Kosovë së bashku me linkun e postimit, për të parë nëse kanë publikuar ndonjë njoftim të ngjashëm. “Ne nuk po shohim asgjë relevante në këtë email që ka të bëjë me OBSh”- thuhet në përgjigjen e zyrës së OBSH-së në Kosovë. Tutje në artikull është vendosur një buton që kërkohet të klikohet në mënyrë që të përfitohet zbritja. “Për të marrë një zbritje sociale – plotësoni anketën shtetërore anonime. Testi mund të kalojë vetëm 1 herë. Ju mund të merrni produktin ‘Flexiwell për 5 euro, përmes programit “Ndihma” për popullsinë e Kosovës. Për këtë, duhet të përgjigjeni në 6 pyetje të thjeshta”- thuhet në këtë postim. Kur klikon butonin për ‘të kaluar testin’, linku të dërgon tek pyetja e parë me titull “Test Individual për Kontrollin te Reumatologët Kryesorë në Kosovë, më poshtë është pyetja 1. A keni marrë ndonjëherë ndihmë falas nga organizata ndërkombëtare e shëndetit?”. Pas tërë këtyre klikimeve, faqja të rekomandon produktin “Flexiwell”, që pretendohet se shëron nyjat për 4 ditë. Krypometri ka kërkuar edhe tek lista e barnave që kanë autorizim marketingu në Kosovë nëse i njëjti është i lejuar për t`u shitur dhe tregtuar në Kosovë. Pas kërkimeve në faqen e Agjencisë për Produkte dhe Pajisje Medicinale në Kosovë rezulton se produkti “Flexiwell”, nuk është në listën e produkteve medicinale me autorizim marketingu. Neni 16 i Ligjit për Produkte dhe Pajisje Medicinale thotë se “produkti medicinal mund të plasohet në Republikën e Kosovës vetëm pas marrjes së Autorizimit për Marketing nga Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale”. Krypometër ka biseduar me reumatologun Besim Demolli, për të parë nëse një produkt i tillë mund të shërojë gjitha sëmundjet që përmenden në shkrimin e publikuar nga faqja New projekt (arkiva). Demolli ka thënë për Krypometër se Osteoartriti, osteoporoza dhe frakturat osteoporotike janë sëmundje kronike të pashërueshme. “Trajtimi për këto sëmundje fokusohet në menaxhimin e simptomave dhe përmirësimin e cilësisë së jetës. Kjo përfshin terapinë fizike për përmirësimin e forcës dhe fleksibilitetit, modifikimet në stilin e jetës, për menaxhimin e peshës dhe reduktimin e barrës në nyje, medikamentet për lehtësimin e dhimbjes dhe inflamacionit, si dhe ndërhyrjet kirurgjikale në raste të rënda. Është e rëndësishme të shmangen suplementet e paprovuara dhe të panevojshme që nuk rekomandohen nga organizata të respektuara si ACR dhe EULAR, pasi ato mund të jenë jo vetëm të panevojshme, por edhe potencialisht të dëmshme”– tha Demolli për Krypometër. Demolli, ka thënë se këto sëmundje nuk mund të shërohen me suplemente. Ai ka thënë se personat që kanë sëmundje të tilla duhet të konsultohen me profesionistë. “Suplementet, veçanërisht ato të reklamuara si kurative ose si zgjidhje mrekullibërëse, shpesh mund të jenë objekt i marketingut të tepruar dhe mund të japin premtime të pasigurta. Nëse suplementet sugjerohen si pjesë e një plani të trajtimit, këto sugjerime duhet të jenë të mbështetura nga një profesionist shëndetësor dhe të bazohen në një vlerësim të plotë dhe të saktë të nevojave të pacientit”- tha tutje reumatologu Demolli për Krypometër. Kryometri ka shikuar edhe informacione të tjera të faqes në Facebook, New projekt (arkiva), e cila ka edhe postime të tjera të ngjashme. Kjo faqe është krijuar më 09.05.2022, menaxherët e saj janë me lokacion në Ukrainë dhe SHBA.
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software