About: http://data.cimple.eu/claim-review/082466b2a7c7c87ec46fe757df2ff35c891b32b50c6e9cc3360f256a     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Pretendimet e pabazuara se qumështi shkakton kancerin Deklarata Qumështi shkakton kancer. Mielli bardhë, vdekjeprurës. Altin Joka ngre alarmin Vlerësimi Me kos Titulli i artikullit “Qumështi shkakton kancer. Mielli bardhë, vdekjeprurës. Altin Joka ngre alarmin” është i rremë. Studimet thonë se nuk ka prova bindëse që konstatojnë që konsumimi i qumështit shkakton kancer. Vetë nutricisti që është cituar në këtë artikull, Altin Joka ka thënë se është nxjerrë nga konteksti pasi ai ka folur për qumështin e paketuar dhe jo gjitha llojet e qumështit. Onkologët thonë se nuk ka studime që e konstatojnë se konsumi i qumështit shkakton kancer. Artikulli Më 19.05.2024, një profil (arkiva) në Facebook ka shpërndarë një video me titull “Qumështi shkakton kancer. Mielli bardhë, vdekjeprurës. Altin Joka ngre alarmin”. E njëjta video ishte shpërndarë (arkiva) edhe nga nutricionisti, Altin Joka, i cili kishte shkruar “NJE GABIM TITULLI JASHTE KONTEKSIT: QUMESHTI I PAKETUAR NE PERDITESHMERI SJELL TUMORE, JO GJITHE QUMESHTI”. Krypometri ka pyetur edhe nut ricistin Joka, i cili tha se titulli nuk i pasqyron deklarimet e tij, pasi ai nuk kishte folur për gjitha llojet e qumështit, por vetëm për qumështin e paketuar. “E ka ekzagjeruar për të marr like. Sa i përket qumështit unë kam thënë se sipas disa studimeve dhe i kam përmendur 5 studime të ndryshme në të cilat thuhet se përdorimi çdo ditë i qumështit të paketuar rrit probabilitetin e kancerit të vezoreve, kancerin në prostatë, shkakton probleme me akne hormone etj”- tha Joka për Krypometër. Ai tha se në këtë emision nuk kishte folur për miellin. Për të verifikuar këto pretendimet, Krypometri ka folur me drejtorin e Klinikës së Onkologjisë, Iir Kurtishi. I pyetur nëse konsumimi i rregullt i qumështit të paketuar, rrit probabilitetin e kancerit në vezore dhe prostatë, Kurtishaj ka thënë se “nuk mund të vijmë në konstatime të tilla sepse s’ka asnjë bazë për të thënë apo besuar në këtë pretendim”. Çfarë thonë studimet? Ueb-faqja ‘Medical Dialogus’, ka konstatuar se nuk ka prova që e dëshmojnë se konsumimi i qumështit e rritë rrezikun për sëmundjen e kancerit. “Nuk ka asnjë provë/studim shkencor për të mbështetur statistikat apo pretendimin se pirja e qumështit mund të rrisë rrezikun e kancerit të gjirit deri në 50 për qind”- thuhet në këtë shkrim. Edhe faqja tjetër “Cancer Research UK” ka shkruar se nuk ka prova që konsumimi i qumështi mund të shkaktojë kancer. “Nuk ka ndonjë provë bindëse për të treguar se kjo (qumështi) shkakton kancer te njerëzit. Produktet qumështore përmbajnë disa hormone. Por sasia është shumë e vogël në krahasim me atë që trupi bën natyrshëm. Nuk ka prova të forta për të treguar se hormonet në qumësht mund të vazhdojnë të shkaktojnë kancer”- shkruan në këtë artikull të publikuar në “Cancer Research UK”.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software