Pretendon rrejshëm që është shqiptar dhe se dëshiron të dhurojë një veturë
Deklarata
Unë quhem Luan zinxhilija, dua të dhuroj automjetin tim
Vlerësimi
Rrenë
Postimi “Unë quhem Luan zinxhilija, dua të dhuroj automjetin tim” është i rremë. Profili i personit nuk është i plotë dhe mungojnë të dhëna që e dëshmojnë identitetin e tij. Personi ka thënë se është nga Shqipëria, por numrin e telefonit e ka të Kosovës. Numri kontaktues i cekur ne postim nuk ka qasje në rrjet dhe nuk është i regjistruar në WhatsApp.
Artikulli
Më 2 janar 2023 një profil në Facebook me emrin Luan ka publikuar një postim përmes të cilit ka pretenduar se dëshiron ta dhurojë veturën e tij për arsye se ka një udhëtim me të gjithë familjen e tij për një mision jashtë vendit.
Ky profil pretendon se është një person nga Shqipëria, por numrin kontaktues e ka vendosur të Kosovës.
Në fund të postimit ky profil ka kërkuar që njerëzit e interesuar ta kontaktojnë atë përmes mesazhit, emailit apo numrit në WhatsApp.
KALLXO.com ka ardhur në përfundim që numri i cekur nuk ekziston ne WhatsApp dhe kontakti ka qenë i pamundur. KALLXO.com ka tentuar të kontaktojë direkt në numrin e cekur, por nuk ka pasë qasje në rrjet.