schema:text
| - Video me përshkrim të rremë për dhurim të parave
Deklarata
Unë Labinot Tahiri do të dhuroj 10,000 € cash për 200 personat më të shpejtë që marrin me mend numrat në foto! dhe kjo është e vërtetë.
Vlerësimi
Rrenë e kryptë
Dy profile të rreme në Facebook që pretendojnë të jenë këngëtarët Labinot Tahiri dhe Rita Ora janë munduar t’i mashtrojnë ndjekësit duke pretenduar t’iu ndajnë shuma të mëdha parash nëse ndjekësit arrijnë të gjejnë numrin që është publikuar në video. Videot e postuara janë të ndryshuara dhe me përshkrim të rremë. Ata nuk flasin për dhurimin e parave për personat që komentojnë të parët, si përshkruhet në postim.
Artikulli
Më 30 tetor 2021 një profil i rremë me emër “𝗟𝗮𝗯𝗶_” i cili pretendon të jetë këngëtari Labinot Tahiri ka publikuar një video me mbishkrim “Unë Labinot Tahiri do të dhuroj 10,000 € cash për 200 personat më të shpejtë që marrin me mend numrat në foto! dhe kjo është e vërtetë”.
Edhe pse kanë kaluar gati 5 vjet që nga postimi i kësaj video, e njëjta vazhdon të qarkullojën në Facebook dhe të komentohet nga ndjekësit e kësaj faqeje. Me dhjetëra komentues kanë rënë pre e këtij postimi duke e komplimentuar këngëtarin dhe duke komentuar numrin që shohin brenda videos.
Ky profil ka marrë një video të këngëtarit Labinot Tahiri teksa flet për gjendjen politike në Kosovë, e nuk flet për dhurimin e 10 mijë eurove. Përveç kësaj, brenda videos janë bërë efekte në zërin e këngëtarit i cili përsëritet dhe jehon disa herë radhazi dhe kjo e bën të vështirë të kuptohet se për çfarë po flet këngëtari.
Po ashtu, në të njëjtën video anash është lënë një foto e një numri që vërehet me vështirësi.
Një video e ngjashme është shpërndarë edhe më 10 tetor 2022, por kësaj radhe është përdorë një profil me emrin “𝚁𝚒𝚒𝚝𝚊_𝙾𝚛𝚊𝚊 𝟸0𝟸𝟸”, që pretendon të jetë këngëtarja kosovare Rita Ora.
Ky profil ka postuar një video të shkëputur të këngëtares Rita Ora, e cila po lexonte dhe përgjigjej në komentet e ndjekësve të saj gjatë një live në një rrjet social, por në atë video ajo nuk flet për dhurimin e 10 mijë dollarëve.
Njëjtë edhe në këtë video anash është lënë një foto e një numri që vërehet me vështirësi dhe në mbishkrim të postimit është shkruar “Personi i parë që do të gjejë foton do të marrë 10,000 dollarë nga unë. Bëje shpejt Paç fat, Vetëm për 200 personat më të shpejtë.”.
Po ashtu, ky profil ka vetëm 51 ndjekës dhe nuk ka distinktivin (shenjën) verifikues që vëteton se kjo faqe e Facebook-ut është faqja origjinale e këngëtares Rita ora, gjersa profili origjinal i Rita Orës ka edhe shenjën verifikuese dhe po ashtu ka 382 mijë e 281 ndjekës.
Në videon e postuar, kanë marrë 1,100 komente dhe rreth 200 shpërndarje.
|