Rrena për një deklaratë të Driton Selmanajt
Deklarata
Selmanaj: Populli Me Don Me Shum Mua Se Albinin!
Vlerësimi
Rrenë
Titulli i artikullit “Selmanaj: Populli Me Don Me Shum Mua Se Albinin!” është i rremë. Artikulli nuk ofron asnjë deklaratë që e mbështet titullin e artikullit. Driton Selmanaj nuk ka deklaruar se “Populli Me Don Me Shum Mua Se Albinin”.
Artikulli
Më 14 tetor 2022 faqja e internetit “dailynewz18.com” ka publikuar një artikull me titullin “Selmanaj: Populli Me Don Me Shum Mua Se Albinin!”
Ky titull është i rremë ngaqë kjo fjali nuk figuron në asnjë pjesë të artikullit si citat i thënë nga Driton Selmanaj.
I vetmi tekst në artikull është një deklaratë e vjetër e Selmanajt gjatë kohës sa ai ishte zëvendëskryeministër në Qeverinë Hoti.
“Zv, kryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj për T7 ka bërë të ditur se nuk e ka ndermend të jap dorëheqje nga posti i tij, madje as nuk do të shkarkohet nga kryeminsitri i Kosovës, Avdullah Hoti. Selmanaj tha: ‘Unë e kam fol të vertetën, tash nese dikujt i pengon skam qka me bo unë, po unë dorëheqje nuk e jap kurrë”– është i tërë teksti i këtij artikulli.
Driton Selmanaj, deputet i Kuvendit të Kosoves, ka thënë se nuk e ka bërë një deklarim të tillë dhe kjo është pjesë e fushatës kundër tij.