About: http://data.cimple.eu/claim-review/08f91a35b4e66ef3d6846a35f200adc6d17ed739e819061a9efe8169     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrena se kryeministri Albin Kurti ishte në Prokurorinë Speciale Deklarata LAJMI I FUNDIT: Albin Kurti hyn në Prokurorinë Speciale Vlerësimi Rrenë Postimi me përmbajtje “LAJMI I FUNDIT: Albin Kurti hyn në Prokurorinë Speciale.Pamjet-Lajmi i plote ne linkun” është i pavërtetë. Burime zyrtare nga Prokuroria Speciale kanë konfirmuar se një vizitë e tillë e kryeminsitrit nuk ka ndodhur. Artikulli Me datë 18 gusht 2023 në disa portale është publikuar lajmi me titullin ‘LAJMI I FUNDIT: Albin Kurti hyn në Prokurorinë Speciale’. Materiali ka përdorur një fotografi të kryeministrit Albin Kurti i cili shihet duke ecur në rrugë në afërsi të Prokurorisë Speciale ku ndodhet edhe objekti i Kino Armatës në Prishtinë. Materiali është shprëndarë në faqett Prit Pak, Pa Censure, Top-news.mk, shekulli.info. Tetova sot dhe Kosova ime. Ky lajm u publikua në kohën kur Prokuroria Speciale bashkë me policinë po kryenin bastisje në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT). Krypometri me datë 18 gusht 2023 ka kontaktuar me kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale Blerim Isufaj. Ai ka konfirmuar se kryeministri nuk ka qenë në Prokurorinë Speciale dhe nuk ka qenë i ftuar për ndonjë intervistë. I njëjti informacion është konfirmuar edhe nga prokurori Valdet Gashi i cili është duke hetuar këtë ngjarje. “Nuk kemi pasë vizitë dhe as intervistim të kryeminsitrit Kurti”- ka thënë gashi në një deklaratë për Krypometrin. Edhe zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Arlind Manxhuka ka thënë se Kurti sot nuk ka qenë në Prokurorinë Speciale. “Lajmi në fjalë është i pavërtetë. Kryeministri Kurti nuk ka qenë në Prokurorinë Speciale por në Kino Armata ku janë prezantuar masat e reja të subvencioneve për ndihmë për qytetaret në pajisjet shtëpiake”- ka thënë ai. Me datë 18 gusht 2023, kryeministri Kurti ka mbajtur një fjalim në Kino Armata për ta bërë hapjen e thirrjes për mbështetje për investim në pajisje efiçiente. Ndërtesa e Kino Armatës ndodhet në kompleksin e njëjtë të objekteve shtetërore ku ndodhet edhe objekti i Prokurorisë Speciale. Kryeministri Kurti pasi ka mbaruar aktivitetin e tij në Kino Armata është ndalur para mediave por nuk ka komentuar bastisjet dhe arrestimet që kanë ndodhur sot në ministrinë e udhëhequr nga Rozeta Hajdari. “Unë ju ftoj të gjithëve që nga sot, me datë 18 gusht të aplikoni për masën e tretë për efiçiencë të energjisë, 45 ditë do të jetë thirrja e hapur, e tash ne e kemi një koktej modest aty, për masën e 3-të të energjisë për efiçiencë, për çështje të tjera jashtë efiçencës së energjisë që s’po interesojnë, deklarohemi sot gjatë ditës”– tha Kurti para gazetarëve pas hapjes së thirrjes për mbështetje për investim në pajisje efiçiente. Në anën tjetër, Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se nga aksioni i sotëm në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) në pranga kanë përfunduar 3 persona të dyshuar nën dyshimin për veprat “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”, si dhe “Dhënie të ndihmës në kryerjen e veprës penale të Keqpërdorimit të detyrës zyrtare”.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software