About: http://data.cimple.eu/claim-review/08fee78a15f11da2502b1f1785f0e28a856e2d1ad70412f62d16709a     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Postimi i rremë rreth pronësisë së shtëpisë ku banon kryeministri Kurti Deklarata Pronari i shtëpisë ku qëndron Kurti, Ridvan Muharremi, sipas dosjes së Prokurorisë, është i implikuari kryesor në dallaveret me rezervat shtetërore, e cila do t’i kushtojë buxhetit të shtetit 600 mijë euro Vlerësimi Rrenë Lajmi se kryeministri jeton në shtëpinë e Ridvan Muharremit është i pavërtetë. Krypometri ka konstatuar me burime zyrtare se kryeministri jeton me qera në shtëpinë ne një personi tjetër. Artikulli Më 21 gusht 2023 faqja e Facebook-ut “Rinia Kosovare” publikoi një fotografi ku shihet kryeministri kosovar, Albin Kurti së bashku me afaristin, Ridvan Muharremi ndërsa në prapavijë shihej edhe një shtëpi. Fotografia përcillej me një përshkrim ku pretendohej se shtëpia ku banon kryeministri Kurti është në pronësi të afaristit, Ridvan Muharremi, i cili së fundmi po dyshohet në rastin e rezervave shtetërore. “Shtëpia ku qëndron Kurti, qysh si e teke paguhet, misteret rreth një shtëpie që është deklaruar që qëndron Kurti, nuk ka dëshmi qiraje, çmimi qirasë dhe detaje tjera???”– thuhet në postimin e faqes “Rinia Kosovare”. “Pronari i shtëpisë ku qëndron Kurti, Ridvan Muharremi, sipas dosjes së Prokurorisë, është i implikuari kryesor në dallaveret me rezervat shtetërore, e cila do t’i kushtojë buxhetit të shtetit 600 mijë euro”– thuhet tutje në postimin e kësaj faqeje. Krypometri me datë 25/08/2023 ka kontrolluar nëse shtëpia ku banon kryeministri Albin Kurti është në pronësi të Ridvan Muharreit. Në një deklaratë për Krypometër zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka thënë se ky informacion nuk është i vërtetë. “Ky informacion është i pavërtetë. Kryeministri jeton në një shtëpi me qera e marrë nga një person tjetër”– ka thënë Kryeziu në deklaratën e dates 25/08/2023. Ridvan Muharremi ndodhet në paraburgim dhe i autorizuari i tij, avokati Mahmut Halimi, ka mohuar se klienti i tij është qeradhënës i kryeministrit Kurti. Më 24 gusht 2023 në RTV Dukagjini avokati Mahmut Halimi ka thënë se ky informacion është i pavërtetë. “Nuk është e vërtetë që i ka dhënë shtëpinë kryeministrit, këtë mund të garantojë me prova. Ky është trill, nuk është as i bashkëshortes së tij dhe lidhje nuk ka më atë shtëpi. Shtëpia është katër katëshe ku e ka lokalin, restorantin dhe furrën, këtë e dinë krejt Prishtina”– deklaroi Halimi në transmetimin e datës 24 gusht në RTV Dukagjini. Javëve të fundit vendi është shoqëruar me një debat të gjerë për qështjen e menaxhimit të rezervave shtetërore. Prokuroria Speciale është duke hetuar këtë ngjarje ndërsa tre pesona, përfshirë dy zyrtarë qeveritarë, ndodhen në paraburgim si të dyshuar të prokurorisë.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software