About: http://data.cimple.eu/claim-review/09141056f8c88a2875aa4286582776f5a9151d0b963a1ff39895fd9e     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti | Foto: Atdhe Mulla Rrena e Sokol Halitit për palestrën e sportit Deklarata Sokol Haliti: Palestra qendrore ka filluar dhe besoj që vitin e ardhshëm do ta kemi të gatshme. Vlerësimi Rrenë Punimet në ndërtimin e Palestrës Sportive në Viti janë zvarritur. Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti kishte thënë se gjatë vitit 2018 do të finalizohet kjo sallë, mirëpo tash ka ndërruar qëndrim. Në përgjigje zyrtare të kësaj komune thuhet se Salla Sportive do të jetë e gatshme në vitin 2019, duke mos e specifikuar nëse e kanë fjalën për fillimin apo përfundimin e vitit. Ky është qëndrim i ndërruar, mirëpo marrë parasysh kohën kur është thënë, gjatë fushatës zgjedhore, një zotim i tij është thënë me qëllim të marrjes së votave që ka rezultuar me mashtrim të votueseve. Artikulli Në debatin për kryetar të komunave ‘Debat Përnime’, kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti kishte deklaruar se qytetarët do të bëhen me palestër qendrore në vitin 2018. “Palestra qendrore ka filluar dhe besoj që vitin e ardhshëm do ta kemi të gatshme”, ka deklaruar Haliti në debatin i cili është realizuar në fund të vitit 2017. Haliti i kishte fituar ato zgjedhje qysh në raundin e parë, pa pasur nevojë të përballet në balotazh me ndonjërin nga rivalët në garë. Por kjo palestër nuk është ende e gatshme për t’u përuruar. Në përgjigjen e komunës së Vitisë thuhet që kjo palestër do të jetë gati në vitin 2019. “Në vitin 2019 do të jetë gati palestra. Janë kryer 1/2 e punëve të vrazhda”, potencohet në përgjigjen e Komunës së Vitisë. Kontrata për projektin e palestrës qendrore në Komunën e Vitisë është nënshkruar me 11 prill të vitit 2017 dhe sipas planit dinamik ajo do të duhej të përfundonte brenda 701 ditëve. Ndërtimi e palestrës qendrore do t’i kushtojë 1.5 milionë euro Komunës së Vitisë.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software