Rrena se modelja Arbenita Ismajli e ka ndryshuar fenë
Deklarata
Arbenita Ismajli konvertohet në krishtere?
Vlerësimi
Rrenë
Titulli “Arbenita Ismajli konvertohet në krishtere?” është i rremë. Modelja Arbenita Ismajli nuk e ka ndërruarë fenë. Kjo është konfirmuar me një reagim të saj, në të cilin ka shkruar se “një varëse nuk ma përcakton besimin, që është gjë e brendshme”.
Artikulli
Në faqen e internetit Kosovarja-ks.com dhe në faqen në Facebook me emrin Revista Kosovarja, më 14 tetor 2022, është publikuar artikulli me titull: Arbenita Ismajli konvertohet në krishtere?
E njëjta përmbajtje është shpërndarë edhe nëpër faqe të tjera të Facebook-ut si: Indeks, Vatra, Tetova Online, Desk.al, Ecxluzive Albania Today.
Artikulli thotë se modelja shqiptare Arbenita Ismajli ka mundur të ndryshojë orientimin e saj fetar. Kjo është bazuar në një postim në rrjete sociale në të ciliën modelja ka vendosur një zinxhir me një varëse në formë të kryqit, që duket si simboli i besimtarëve të krishterë.
Artikulli është shkruar duke u bazuar në supozime dhe nuk përmban ndonjë deklaratë të modeles që flet për këtë çështje.
Ky informacion është i rremë.
Ismajli përmes një reagimi në rrjetin social Instagram e ka demantuar lajmin.
“Demantoj lajmet e rreme që unë kam ndërruar fenë. Një varëse nuk ma përcakton besimin, që është gjë e brendshme. Nuk e di si flenë natën këto lloj “gazetarësh” që shpifin për të nxjerrë 20 euro”- ka shkruar ajo.