About: http://data.cimple.eu/claim-review/0bdf588775029f41c44685c47c547cf0cd54e74a52cbe7bd8df58383     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Sondazhi i vitit 2021 ripublikohet si sondazh i bërë në vitin 2025 Deklarata “Rezultati nga Sondazhi i fundit për zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë, Lëvizja Vetvendosje triumfon me 54.1% më shum se të gjitha partitë opozitare së bashku” Vlerësimi Me kos Postimi “Rezultati nga Sondazhi i fundit për zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë, Lëvizja Vetvendosje triumfon me 54.1% më shum se të gjitha partitë opozitare së bashku”- është i rremë. Ky sondazh nuk është bërë në vitin 2025 për Zgjedhjet që pritet të mbahen më 09.02.2025, mirëpo ishte realizuar dhe publikuar në vitin 2021. Ky sondazh për Zgjedhjet e mbajtura më 14.02.2025 ishte publikuar në RTV Dukagjini, ndërsa ishte realizuar nga Riinvest Data Analytics. Artikulli Më 22.01.2025, faqja në Facebook Lajme Nga Bota (arkiva) ka publikuar një infografikë që pretendohet se janë rezultate të një sondazhi për Zgjedhjet që pritet të mbahen më 09.02.2025. “Rezultati nga Sondazhi i fundit për zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë, Lëvizja Vetvendosje triumfon me 54.1% më shum se të gjitha partitë opozitare së bashku”- thuhet në postim. Krypometër ka analizuar postimin dhe në të njëjtin nuk është cituar ndonjë burim kredibil, apo se kush e ka realizuar sondazhin. Në të njëjtin nuk është prezantuar metodologjia e realizimit të sondazhit. Më tej, Krypometër përmes kërkimit të fotografisë në Google Lens ka gjetur se i njëjti sondazh ishte publikuar për herë të parë në janar të vitit 2021. Sondazhi ishte prezantuar në RTV Dukagjini, në janar të vitit 2021, për Zgjedhjet parlamentare të datës 14.02.2021. Sipas sondazhit të realizuar nga Riinvest Data Analytics LVV printe e para me 54.1%, pasuar nga PDK, LDK, AAK dhe partitë e tjera. Për këtë sondazh janë pyetur 1,100 respodentë në shtatë regjione të Kosovës, kurse margjina e gabimit ishte plus minus 3%. Sondazhi ishte realizuar prej datës 11 deri më 17.01.2021. Rezultatet tregonin se partitë kanë këto përqindje: AAK 6.4%, LDK 10.3%, PDK 14.9%, LVV me 54.1%, Nisma 1.4%, Lista Serbe 5%, partitë e tjera 4.4%. Në Zgjedhjet e datës 14.02.2021, sipas rezultateve përfundimtare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, LVV kishte marrë 50.280% të votave, PDK 17.009%, LDK 12,731%, AAK 7,124%, Nisma Socialdemokrate 2,523% dhe Lista Serbe 5,094%. Ndërkohë, me Vendim të presidentes Vjosa Osmani, Zgjedhjet parlamentare janë caktuar të mbahen më 09.02.2025, procesi i parë ky i rregullt zgjedhor në Kosovë, pas shpalljes së pavarësisë më 2008. Në këto Zgjedhje kandidatë për kryeministra nga subjektet politike në vend janë: Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministër aktual; Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës; Lumir Abdixhiku nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Ramush Harandinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Të dhënat e regjistrimit të popullsisë të vitit 2024, nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, vënë në pah se në diasporë jetojnë rreth 550 mijë kosovarë. Gjithsej 2 milionë e 75 mijë e 868 votues do të kenë të drejtë vote këto Zgjedhje, sipas të dhënave të KQZ. Numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime vetëm në Kosovë është 1 milion e 970 mijë e 944 votues. Në Zgjedhjet parlamentare do të garojnë 28 subjekte politike. Prej tyre, 19 janë parti politike, pesë koalicione, dy nisma qytetare dhe një kandidat i pavarur. Ky është procesi i parë i rregullt zgjedhor në Kosovë, që nga shpallja e pavarësisë më 2008.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software