schema:text
| - Mbrojtja e rrejshme e produkteve vendore
Deklarata
Bajram Hasani: Është bërë analizë e detajuar, për secilin produkt jemi të gatshëm të japim sqarim
Vlerësimi
Me kos
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ishte ankuar disa herë në Doganën e Kosovës për mos-zbatim të vendimeve për mbrojtjen e prodhueseve vendor, sidomos ata të qumështit dhe pemëve e perimeve. Pas shumë përpjekjeve, MTI-ja kishte arritur të bind qeverinë që të merr një vendim të tillë me datën 17 gushtë. Ky vendim për mbrojtjen e prodhuesve nuk ka pasur ndikim tek prodhuesit, pasi është anuluar brenda dy jave. Gjithë historia e këtyre vendimeve ka ngjall shumë shpresë tek prodhuesit, por në fakt mbrojtja nuk ka ndodhur siç ishte premtuar.
Artikulli
Qeveria e Kosovës ka shfuqizuar dy vendime me të cilat u kanë dhënë shpresë bujqve se do të mbrohen nga importi i pemëve dhe perimeve.
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, ka thënë në një komunikatë të lëshuar për medie se është e angazhuar që fuqishëm që t’iu del në mbrojtje prodhuesve vendor, por jo duke i dëmtuar konsumatorët.
Më 17 korrik qeveria kishte marrë vendim për zbatimin e masës së përkohshme mbrojtëse në importin e pemëve dhe perimeve të vlerës doganore prej 30 për qind në Republikën e Kosovës.
Vendimi ishte kontestuar nga anëtarët e qeverisë që vinin nga Partia Demokratike e Kosovës.
Ende pa kaluar një javë nga marrja e këtij vendimi, me 24 korrik, Qeveria e Kosovës e ka Plotësuar dhe ndryshuar këtë vendim duke shtuar rrushin dhe disa produkte të tjera në listë dhe duke i larguar disa.
Ndërsa, me 31 korrik, pa arsyetime e pa fjalime qeveria morri vendim për shfuqizimin e dy vendimeve. Për anulimin e këtij vendimi nuk janë deklaruar asnjë nga qeveritarët deri më tani.
Lidhur me shfuqizimin e vendimeve ka reaguar Shoqata e Vreshtarëve të Kosovës.
Artan Oruqi, kryetar i Shoqatës së Vreshtarëve thotë se do të kërkojë sqarime nga qeveria e Kosovës për këtë anulim të vendimit.
Gjithashtu, gazeta JnK, ka kërkuar nga ministria përgjigje se pse janë anuluar këto vendime.
|