Titulli i rremë se profesori amerikan po trazon gjithë Serbinë
Deklarata
Vlerësim Missing Context
Vlerësimi
Me kos
Publikuesit e këtij informacioni nuk kanë ofruar burime të identifikueshme që deklarata e Serwer ka trazuar Serbinë. Gjatë publikimit të konstatimeve gazetarët duhet të ofrojnë burime të identifikueshme të informacionit. Ky kriter nuk është përmbushur në këtë artikull.
Artikulli
Në faqet e internetit “ballina.news65media” dhe “news426media” me datën 15 gusht 2022 është publikuar një përmbajtje me titullin “Profesori Amerikan Serwer që po trazon gjithë Serbinë: “Ku është asociacioni i komunave me shumicë shqiptare brenda Serbisë”.
Kjo përmbajtje me datën 15 gusht 2022 është shpërndarë në faqet e Facebook-ut, “Alb.tv”, Thenie të dijetareve dhe “Informohu Shqip”.
Titulli nuk është i saktë pasi në artikull nuk ka asnjë përmbajtje që mbështetë pretendimet se ky profesor po trazon gjithë Serbinë.
Artikulli i referohet një interviste të profesorit të Universitetit “Johns Hopkins”, Daniel Serwer, dhënë për Klan Kosova më 27 korrik 2022 në të cilën mes tjerash flet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Përmbajtja e njëjtë është publikuar edhe në faqen e internetit “fakte.buzz” me datën 28 korrik 2022 dhe më datën 9 gusht 2022 është publikuar edhe në faqen e internetit “Syri.tv” .
Me datën 29 korrik 2022 është shpërndarë në faqen e Facebook-ut Pamfleti.com. Ndërsa më datën 14 gusht 2022 është shpërndarë përmbajtja e njëjtë në këto faqe të Facebook-ut: Shqipet, Zeri i Diaspores, Gazeta NKosovë.