About: http://data.cimple.eu/claim-review/0d9381d18aa1f7d393d9cb57c2cd513c8ac86be8c4949803c57927c2     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Publikimi i rremë se çaji shëron alkoolizmin Deklarata Caji sheron alkoolizmin Vlerësimi Rrenë Artikulli i publikuar nga faqja e internetit “Bino-pl.us” e shpërndarë edhe nga “Health Life” në Facebook, e cila reklamon një çaj me pretendimin se ai shëron alkoolizmin është rrenë. Artikulli përmban informacione të cilat janë marrë nga mediat e tjera dhe të cilat janë ndryshuar. Poashtu profesionistë shëndetësor kanë konfirmuar se çaji nuk përdoret në protokollet shëndetësore për trajtim të alkoolizmit Artikulli Më 7 dhjetor 2023, faqja në Facebook “Health Life” (arkiva) ka shpërndarë një artikull të faqes së internetit “Bino-pl.us” (arkiva), i cili reklamon një çaj me emrin “Altea” për të shëruar alkoolizmin. Ky artikull që përmban fotografi të rreme e emra të trilluar është rrenë. Në tekst është paraqitur një intervistë me një grua të quajtur Tomorina, e cila tregon se si “shëroi” varësinë e saj nga alkooli duke pirë këtë çaj. Fotografitë që janë publikuar kinse të saj, janë marrë nga dy artikuj të huaj, ku është paraqitur historia e Justine Whitchurch, një grua që ka rrëfyer se ka mposhtur alkoolizmin përmes rehabilitimit në një klinikë, trajtimit te psikologu dhe aktivitetit fizik. Krypometër ka verifikuar nëse zonja në fjalë ka dhënë një intervistë të tillë në ndonjë media. Krypometër gjatë kërkimit ka konstatuar se fotografitë për këtë publikim janë marrë nga një bisedë që Justine Whitchurch e ka dhënë për dy mediume në Britani të Madhe. Artikujt në fjalë janë publikuar në gazetat britanike “The Sun” dhe “Daily Star”. Gjatë leximit të këtyre artikujve Krypometër ka konstatuar se në këto intervista z. Justine nuk ka përmendur ndonjë çaj i cili shëron nga alkolizmi. Përmes kërkimit në internet, Krypometri ka gjetur se ky artikull përmban edhe fotografi të tjera që janë marrë po ashtu në “The Sun” dhe në internet, e janë paraqitur si fotografi të doktorëve apo të personave që kinse kanë mposhtur alkoolizmin duke përdorur këtë çaj. Për të verifikuar tutje, KALLXO.com ka kontaktuar edhe me një gastroenterolog, i cili është pyetur se si trajtohet alkoolizmi dhe nëse mund të shërohet përmes një çaji. Doktor Zaim Gashi tha se shërimi i alkoolizmit është problematik, ndërkaq kjo metodë nuk është metodë mjekësore të cilën e njeh protokolli shëndetësor. “Trajtimi që e bëjmë ne për alkoolizmin është trajtim gastroenterologjik dhe psikiatrik dhe në të nuk proklamohet përdorimi i ndonjë çaji”– ka thënë Gashi për Krypometër . Krypometri ka shkruar disa herë për metoda të tilla që përdoren për të mashtruar qytetarët për të shitur produkte të pasigurta, për qëllime të përfitimit financiar.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software