schema:text
| - Rrena rreth një deklarimi të pa bërë nga ish-Presidenti Hashim Thaçi
Deklarata
Unë se kam nënshkru Zajednicën, LDK-ja e ka nënshkrue, unë veq i kam kqyr- Hashim Thaçi
Vlerësimi
Rrenë
Përshkrimi i fotografisë në të cilën shihet ish-kryeministri i Kosovës Isa Mustafa dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është i rremë. Mbishkrimi i këtij posti është kinse një deklarim i ish-Presidentit të Kosovës Hashim Thaçit për marrëveshjen e asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në vitin 2023 nuk ka deklaruar “unë se kam nënshkru Zajednicën, LDK-ja e ka nënshkrue, unë veq i kam kqyr- Hashim Thaçi”. Ish presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka mbi dy vite që po mbahet në paraburgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë, rrjedhimisht nuk ka pasë deklarime të tilla nga ana e tij në vitin 2023 siç është publikuar në postim.
Artikulli
Më 24 janar 2023 faqja “Diaspora Vetëvendosje” publikoi një fotografi të bërë me rastin e nënshkrimit të një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë në kohën kur kryeministër i Kosovës ishte Isa Mustafa.
Në fotografi shihen ish-kryeministri i Kosovës Isa Mustafa dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq teksa nënshkruajnë një dokument në prani të ish ndërmjetësueses, Federica Mogherini. Në këtë fotografi, prapa tyre janë ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq.
Kjo fotografi është publikuar me mbishkrimin: “Unë se kam nënshkru Zajednicën, LDK-ja e ka nënshkrue, unë veq i kam kqyr- Hashim Thaçi”
Ky postim ka marr 86 shpërndarje dhe shumë komente negative nga ana e lexuesëve.
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbi dy vite që po mbahet në paraburgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë, rrjedhimisht nuk ka pasë deklarime të tilla nga ana e tij në vitin 2023 siç është publikuar në postim.
|