About: http://data.cimple.eu/claim-review/0e313dbc8e32cdcffbd682695711fb7b565d904a57197e8f7863d32e     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Informacioni i rremë për hartën e Shqipërisë të vitit 1881 të zbuluar në arkivat ruse Deklarata Zbulohet harta e Shqipërisë 1881 në arkivat e Rusisë Vlerësimi Rrenë Harta e publikuar me mbishkrimin “Zbulohet harta e Shqipërisë 1881 në arkivat e Rusisë” është e rreme. Publikimi në fjalë nuk përmban burimin bazë të informacione, rreth origjinalitetit të hartës. Ekspertët vendor të hartografisë dhe historianët thonë se harta është e falsifikuar. Harta është në shpërputhje të plotë me të vërtetën historike. Emrat e qyteteve janë të shkruara gabim. Hartat ruse apo të Perandorisë Cariste, janë me shkronja të alfabetit cirilik, e jo si është shkruar në këtë hartë. Hartat e Rusisë të vitit 1881 janë të ndryshme nga ajo që është publikuar në Facebook. Artikulli Më 19 nëntor 2022 faqja e internetit ‘Mërgata Shqiptare’ ka publikuar një hartë të Ballkanit, në të cilën thuhet “Zbulohet harta e Shqipërisë 1881 në arkivat e Rusisë”. Në hartë, Shqipëria paraqitet si shtet që kufizohet me Bullgarinë. Brenda territorit të Shqipërisë janë paraqitur edhe Janina, Novi Sadi, Nishi e Selaniku. Publikuesi i kësaj harte nuk ka treguar se kush është botuesi i saj, ku ruhet ajo dhe në cilin arkiv të Rusisë është zbuluar kjo hartë. Një hartë më përmbajtje të tillë sikurse që ka publikuar nga “Mërgata Shqiptare”, ka vite që qarkullon në internet dhe është publikuar nga portale e media të ndryshme elektronike. Kjo hartë është publikuar nga portalet, dosja.al, korrespodenti.com, shqip.info, botasot.info, mitrovicatoppress.com. Krypometri ka kërkuar edhe interpretimin e historianëve të thirrur me tituj shkencorë në Kosovë. Historiani Lulëzmi Lajçi, sekretar shkencor në Institutin Albanologjik të Prishtinës thotë për KALLXO.com se kësaj harte i mungojnë referencat se kur dhe kush e publikoi e zbuloi, dhe në cilin arkiv apo qytet të Rusisë ruhet. Ai e konteston orgjinalitetin e saj duke u bazuar në hartat e Rusisë të vitit 1881, të cilat janë të ndryshme nga ajo që është publikuar në Facebook nga ky publikues. “Viti 1881 është relativisht i vonë në histori. Hartografia në këtë kohe ishte mjaft e zhvilluar në Rusi dhe po te krahasohen hartat e kësaj kohe, harta ruse e vitit 1881 e Shqipërisë është ne shpërputhje me hartografinë ruse. Kjo hartë për mua më tepër është një vizatim një diletanti që nuk ka shumë njohuri jo vetëm për hartografi por edhe për histori”- thotë Lajçi. Sipas tij, në shpërputhje të plotë me të vërtetë historike janë edhe të dhënat të cilat paraqiten në hartë, si emrat e qyteteve por, dhe vula-rrethi që i ngjanë një personalit historik-antik. “Kush e vizatoi këtë `hartë` dhe për çfarë qëllime për mua mbetet e paqartë, por një është e sigurt që kjo hartë nuk është punuar nga ndonjë hartograf… Nëse është bere për qëllime patriotike le shume për te dëshiruar”- thotë ai. Ndërkaq, Selver Islamaj, historian dhje ekspert i hartografisë, thotë për KALLXO.com se kjo hartë së nuk përkon me realitetin. ”Mendoj që është falsifikuar, pasi që nuk i plotëson kriteret për të qenë hartë zyrtare. Nuk ka asnjë referencë që tregon origjinën, përmbajtjen, botuesin, datën, funksionin (politike, ekonomike, historike etj.). Gjithashtu nuk ka referencë arkivore, gjë që është tregues për ruajtjen dhe origjinën ku është gjetur. Përveç kësaj, hartat ruse apo të Perandorisë Cariste, janë me shkronja cirilikë”- thotë Islamaj. Edhe historiani Shpend Avdiu, bashkëpunëtor shkencor në Institutin Albanologjik të Prishtinës, thotë se harta është një falsifikim. “Gjatë studimeve të mija nuk kam hasur në një hartë të tillë. Mendoj se është një hartë e falsifikuar pasi shihet se nuk jepet asnjë referencë – dëshmi që tregon origjinën e saj, botuesinë, vitin e zbulimit, apo arkivin se ku ruhet ajo”- thotë Avdiu.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software