About: http://data.cimple.eu/claim-review/0eed4e6de9c0dca022926281829c09e360c05595a5877943dfcb75c5     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Tentimi i shitjes së produkteve për humbje të peshës përmes mashtrimit Deklarata A peshoni 98? Dhe do të jesh 58! Barku dhe anët do të shfryhen për 5 ditë dhe beli juaj do të shfaqet! Pini natën…. Vlerësimi Rrenë Postimi me titull “A peshoni 98? Dhe do të jesh 58! Barku dhe anët do të shfryhen për 5 ditë dhe beli juaj do të shfaqet! Pini natën….” është i rremë. Në këtë artikull janë përdorë emra dhe rrëfime fiktive me qëllim që të promovohet shitja e një produkti për të cilin pretendohet se ndihmon në humbjen e peshës. Artikulli është publikuar në një faqe të internetit, e cila nuk është portal lajmesh si prezantohet. Në artikull promovohet një produkt për të cilin dietologët thonë se është i dyshimtë dhe nuk rekomandohet për humbje të peshës. Humbje e peshës mund të bëhet përmes dietave të personalizuara, të cilat rekomandohen pasi të bëhen analizat e nevojshme për intolerancën ushqimore. Artikulli Më 07.05.2024 faqja në Facebook ‘Paku ketobi’ (arkiva) ka publikuar një artikull me titull: “A peshoni 98? Dhe do të jesh 58! Barku dhe anët do të shfryhen për 5 ditë dhe beli juaj do të shfaqet! Pini natën….” I njëjti artikull është publikar edhe në faqen e internetit ‘bodyboost4u.com’, (arkiva) me titull: “SHKENCËTAR SHOKUES! Një studente nga Ballkani ka krijuar një formulë bimore që ju ndihmon të humbni deri në 10 kg në muaj PA dietë dhe stërvitje!”. Faqja “bodyboost4u.com” është prezantuar si një portal i lajmeve me disa rubrika, si: Moda, Shëndeti, Stili i Jetës etj, por asnjëra prej tyre nuk janë të klikueshme. Në cilën do ribrikë apo hiperlink që klikohet në këtë faqe, të dërgon tek fundi i tekstit në të cilën të mundësohet vetëm porositja e produktit që promovohet. Artikulli citon “Erikën”, e cila prezantohet si studente nga Ballkani e cila ka krijuar një formulë bimore që ndihmon të humbni deri në 10 kg në muaj. Prezantimi i rrejshëm Krypometër, përmes kërkimeve në “Google Lens” ka gjetur se personi i prezantuar si “Erika” në fakt e ka emrin Rebecca Nicholson dhe është infermiere. Rebecca Nicholson është protagoniste e një shkrimi në Yahoo.com, në të cilin ajo tregon historinë e saj të humbjes së peshës së tepërt trupore. Artikulli gjithashtu reklamon një produkt të quajtur ‘Biolight’, që pretendohet se ndihmon në humbjen e peshës. Ndër tjerash në artikull shkruan se “Kompanitë e mëdha farmaceutike nuk duan që ju të dini për këtë!”. Për këtë konstatim, Krypometër ka kërkuar një përgjigje nga Shoqata e Farmacistëve të Kosovës. Në një përgjigje për Krypometër, Shoqata e Farmacistëve të Kosovës ka thënë se nuk ka asnjë fushatë të kompanieve farmaceutike kundër këtij produkti, si konstatohet në këtë shkrim. Ndërsa, specialisti i farmacisë klinike, Astrit Haxhijaha, ka thënë për Krypometër se këto produkte të cilat tentohen të shiten online janë të bazuar në artikuj të rremë nuk janë efikasë në humbjen e peshës. “Për humbje peshe rekomandohet të vizitohet Dietologu ose Nutricionisti pasi ata mund të përcaktojnë lehtë ushqimet që shtojnë peshë, kurse për blerjen e produkteve për humbje peshe më së miri e sqaron farmacisti në barnatore”- tha Haxhijaha për Krypometër. Nuk ka ‘Autorizim Marketingu’ Krypometër ka kontrolluar nëse produkti që promovohet përmes këtij shkrimi bën pjesë në listën e produkteve me Autorizim për Marketing në Republikën e Kosovës dhe ka gjetur se produkti ‘Biolight’, nuk bën pjesë në listën e produkteve me Autorizim Marketingu në kuadër të Agjencisë së Kosovës për produkte dhe pajisje medicinale Krypometër ka pyetur edhe dietologen dhe specialisten e mjekësisë, Dhurata Halabaku, e cila ka thënë se secili person ka metabolizëm të ndryshëm prandaj duhet të bëhet testi i intolerancës para se të caktohet një program për dobësim. Ajo ka thënë se minimumi i kërkesës për një produkt që e konsumojmë është me i ditë vetitë e tij, përparësitë dhe ndikimet eventuale anësore, por edhe prodhuesin. “Për mu ky produkt është shumë i dyshimtë. As numri i telefonit, as përmbajtje të substancave. Dieta (plane ushqimore) të personalizuara”- është thënë në deklaratën e Halabakut, e cila ka studiuar në Akademinë Italiane të Nutricionit për të qenë këshilltare për Nutricion dhe Dietologji.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software