About: http://data.cimple.eu/claim-review/0f1d9ad1937fa4596293940da7c6e44005e73d495730f4c39730e479     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Video e fabrikuar përmes AI e Naim Murselit Deklarata “Hoqa qafe gruan para syve te fëmijëve tane” Vlerësimi Rrenë Video në të cilin shihet duket folur Naim Murseli e publikuar me titull “Hoqa qafe gruan para syve te fëmijëve tane” është e rreme dhe e prodhuar përmes inteligjencës artificiale. Kjo video është prodhuar duke e shfrytëzuar një fotografi të Naim Murselit, të cilën e kishte publikuar në Facebook. Krypometri ka verifikuar se në vendimin e Gjykatës për caktimin e masës së paraburgimit është cituar Naim Murseli, i cili e ka mohuar përfshirjen e tij në rasin e vrasjes e gruas së tij. Artikulli Më 3 dhjetor 2023, faqja e Facebook-ut ‘Lajme Ferizaj’ (arkiva) ka publikuar një video-material në të cilën pretendohet se po flet Naim Murseli, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademajt. Videoja mban mbishkrimin “Hoqa qafe gruan para syve te fëmijëve tane”. Materiali është shpërndarë fillimisht në faqen e rrjetit social TikTok, eriddaja për t’u ripublikuar më pas edhe në faqe të tjera si gjithqkangabota (arkiva), kengekurbeti (arkiva) dhe parukeri2e (arkiva). Krypometri ka kontrolluar vërtetësinë e videos duke gjetur se është përdorë një fotografi të Naim Murselit (arkiva) nga profili i tij zyrtar i tij, e cila pas përdorimit të AI (Inteligjencës Artificiale) është kthyer në video-material. Avokati Ahmet Ahmeti kishte thënë se i mbrojturi i tij, Naim Murseli, nuk e ka kryer veprën penale në vend, kohë dhe mënyrë siç përshkruhet në dosjen e prokurorisë dhe nuk është i përfshirë në vrasje. “I mbrojturi im nuk është fare i involvuar në kryerjen e këtyre veprave penale dhe nuk ka arsyje të përsërisë veprën penale se nuk e ka bërë”- kishte thënë avokati Ahmeti. Përveç kësaj, në vendimin e Gjykatës për caktimin e paraburgimit për Naim Murselin është publikuar edhe një deklaratë e Murselit, i cili citohet të ketë thënë” “Unë nuk kam ikur nga vendi i ngjarjes, madje kam qenë vetë i rrezikuar dhe kam kërkuar ndihmë në të njëjtën kohë deri në ardhjen e Policisë.” Naim Murselit i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, pasi i njëjti dyshohet se është urdhërdhënës për kryerjen e vrasjes së gruas së tij, Liridona Ademajt. Ademaj kishte mbetur e vdekur në vendin e ngjarjes nga plaga që kishte marrë prej armës. Dyshohet se kishte shtënë Granit Plava, të cilit, sipas Prokurorisë, Murseli i kishte premtuar paraprakisht një shumë të hollash prej 30 mijë euro për të kryer vrasjen.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software