About: http://data.cimple.eu/claim-review/0f331ebd9d4bb082977ac01ff81abd7b2e467b6b41158fe9e26cd6f7     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • FOTO: Ministria e Kultures, Rinise dhe Sportit Ministri i Kulturës nuk e mban premtimin për buxhetin e institucioneve kulturore Deklarata Kujtim Gashi, Ministër i Kulturës- “Për herë të parë pas 18 vitesh të gjitha institucionet e kulturës dhe të trashëgimisë kulturore janë bërë me nënkode buxhetore dhe në buxhetin e vitit 2019 të gjitha këto i kanë kodet e veçanta buxhetore dhe mjetet financiare do t’i shfrytëzojnë nga kodet të cilat i ka krijuar MKRS në kuadër të saj” Vlerësimi Me kos Nënkodet buxhetori për institucionet kulturore ende janë jo funksionale dhe institucionet kulturore nuk janë duke i shfrytëzuar mjetet e tyre financiare nëpërmjet kodeve tyre buxhetore, siç kishte premtuar ministri Gashi në fund të vitit 2018. Artikulli Nënkodet buxhetori për institucionet kulturore ende janë jo funksionale dhe institucione kulturore nuk janë duke i shfrytëzuar mjetet e tyre financiare nëpërmjet kodeve të tyre buxhetore, siç kishte premtuar ministri Gashi në fund të 2018. Madje këto institucione si Instituti Arkeologjik e Baleti i Kosovës nuk as kanë xhirollogari. Në konferencën e fundvitit 2018, Ministri i Kulturës Kujtim Gashi gjatë një konference për media, ku numëroi shumë të arritura gjatë 2018 në MKSR, premtoi edhe pajisjen me nënkode buxhetore për institucionet vartëse të kësaj ministrie. “Për herë të parë pas 18 vitesh të gjitha institucionet e kulturës dhe të trashëgimisë kulturore janë bënë me nënkode buxhetore dhe në buxhetin e viti 2019 të gjitha këto, i kanë kodet e veçanta buxhetore dhe mjetet financiare do t i shfrytëzojnë nga kodet të cilat i ka krijuar MKRS në kuadër të saj”, patë thënë Gashi më 28.12.2018. Por, kur jemi afër fundit të 2019-tës, këto nënkode nuk janë funksionalizuar. Institucione kulturore, qoftë edhe ato të nivelit kombëtar dhe të ato trashëgiminë ende vuajnë pasojat e vendimin e gushtit të viti 2018, për mbylljen e llogarive bankare të tyre të hapura nëpër bankat komerciale. Obligimet financiare ndaj subjektet tjera institucione kulturore dhe ato të trashëgimisë janë duke i shlyer nëpërmes Ministrisë së Kulturës Ministria e Kulturës, konkretisht ministri i saj, Gashi, nuk është përgjigjur në interesimin e Kallxo.com për arsyen e mos përmbushjes së premtimit të tij se institucionet kulturore buxhetin e 2019 do ta marrin përmes kodeve të tyre buxhetore. KALLXO.com ka pyetur drejtuesit e institucioneve kulturore të cilët kanë konfirmuar se institucionet që ata drejtojnë ende nuk janë pajisur me nënkode buxhetor dhe mjetet financiare nuk i kanë shfrytëzuar nga ndonjë nënkod buxhetor. Enver Rexha, drejtor i Institutit Arkeologjik të Kosovës ka thënë se instituti që ai drejton nuk është pajisur apo ka marrë nga MKRS nënkod financiar. “Nuk kemi mundësi të shfrytëzimit të buxhetit nga nënkodi, pasi që nuk e kemi. MKRS me fillim të këtij viti ka deklaruar dhe është zotuar për pajisje me nënkod buxhetor – financiar për institucionin tonë që ta ketë at në shfrytëzim që nga muaji qershor 2019. Por, edhe sot pas disa muajve nuk është realizuar zotimi”, ka thënë Rexha për Kallxo.com. Edhe Kreshnik Musolli, ushtrues i detyrës së Drejtorit të Baleti Kombëtar të Kosovës ka konfirmuar KALLXO.com se institucioni i tij nuk është pajisur më nënkod buxhetor. “Jo fatkeqësisht ende nuk jemi pajisur me nënkond financiar, përkundër premtimeve se prej fillimit te vitit do të ndodh ajo”, ka thënë Musolli. Zyra Kombëtare e Auditimit në raportin e të 2018, për pasqyrat financiare të MKRS për 2017, kishte konstatuar se xhirollogaritë e institucioneve kulturore në institucione bankare financiare nuk janë të miratuara nga thesari. Pas këtij opinioni nga ZKA, MKRS kishte vepruar dhe deri në muajin fund të gushtit 2018 kishte mbyllur të gjitha llogaritë bankare të Institucionet vartëse të saj. Por, kishte premtuar se shumë shpejt do të gjente një zgjidhje për situatën. Bllokimi financiar i institucioneve të kulturës, MKRS harron nënkodet buxhetore
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software