schema:text
| - Lajmi i rremë se Kurti është nisur për Bruksel më 15 dhjetor 2021
Deklarata
“Kurti niset për Bruksel”
Vlerësimi
Rrenë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka udhëtuar në Bruksel të mërkurën, ai gjendet në Kosovë dhe në atë ditë ka pasur edhe konferencë për media në orët e mbrëmjes në objektin e Qeverisë. Me datën 16 dhjetor e ka vizituar Korporatën Energjetike të Kosovës.
Artikulli
Në një portal është publikuar një lajm se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është nisur për vizitë zyrtare në Bruksel të mërkurën 15 dhjetor.
Por kreu i Qeverisë nuk ka udhëtuar në Bruksel të mërkurën, ai gjendet në Kosovë dhe në atë ditë ka pasur edhe konferencë për media në orët e mbrëmjes në objektin e Qeverisë.
Zyra e Kryeministrit gjithashtu ka njoftuar se Kurti të enjten, më 16 dhjetor, do të vizitojë Termocentralin “Kosova B” dhe pastaj Termocentralin “Kosova A” në Obiliq, për shkak të krizës me energji elektrike.
Ueb faqja me emrin “lajme.buzz”, ka publikuar lajmin me titull “Kurti niset për Bruksel”, në të cilin nuk ka datë publikimi.
Artikulli është shpërndarë në Facebook në faqen “Der Kosova Albaner” të mërkurën. Kjo faqe ka mbi 20 mijë ndjekës në Facebook.
Përmbajtja e këtij lajmi është e vjetër, duke u cituar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i cili më 14 qershor të këtij viti, kishte njoftuar për takimin që do të mbante më 15 qershor, kryeministrit Albin Kurti me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
|