About: http://data.cimple.eu/claim-review/102737e545dc258cda533e6d4ebcdea788d9f243af05e2c9b9831abc     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Video e fabrikuar e Kurtit me Vuçiqin Deklarata Video e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurtit dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiqit, e shpërndarë me mbishkrimin “Pedersko-šiptarska posla”. Vlerësimi Rrenë Video e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurtit dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiqit, e shpërndarë me mbishkrimin “Pedersko-šiptarska posla”, është e fabrikuar. Videoja është gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale duke përdorur fotografitë e të dy protagonistëve, Vuçiqit dhe Kurtit, kur ata u takuan për herë të fundit, më 14.09.2023 në kuadër të Dialogut Kosovë- Serbi, me ndërmjetësim të BE. Artikulli Më 11.02.2025, faqja në instagram aleksandarbackovic (arkiva & arkiva & arkiva) ka publikuar një video në të cilën shihet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq. “Pedersko-šiptarska posla”- thuhet në përshkrim. Në video është edhe logoja e Tiktok që dëshmon se video për herë të parë është publikuar në këtë platformë. Krypometër përmes kërkimit në Tiktok ka gjetur videon e cila ishte publikuar me mbishkimin: “Diku larg kur fiken kamerat..Kurti dhe Vucic ne nje perqafim plot dashuri ♥️❤️♥️❤️♥️#kosovo #kurti #sarkazëm #vetull #kroaci🇭🇷”. Pas analizimit të materialit, Krypometër ka vërejtur se videoja është gjeneruar me Inteligjencë Artificiale, duke përdorur fotografitë e të dy protagonistëve. Përmes Pim Eyes, makinë që kërkon fotografitë përmes identifikimit të fytyrave, Krypometër ka gjetur fotografinë e Kurtit që është përdorur për të fabrikuar materialin. Më tej, përmes kërkimit në po të njëjtin mjet Pim Eyes Krypometër ka gjetur fotografinë e Vuçiqit që është përdorur për të prodhuar videon e fabrikuar. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, u takuan për herë të fundit, më 14.09.2023, në kuadër të Dialogut Kosovë- Serbi me ndërmjetësim të ndërmjetësuesve të BE. Dhjetë ditë pas këtij takimi ndodhi sulmi terrorist në Banjskë, më 24.09.2023, në të cilin u vra togeri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Më 03.12.2024, shefja e re e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas ka pritur në takime të ndara në Bruksel kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Këto takime dypalëshe nuk ishin pjesë e Dialogut për normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Europian. “Sot u takova me Aleksandër Vuçiqin dhe me Albin Kurtin. Rruga e vetme për anëtarësim në BE është normalizimi i marrëdhënieve të tyre, në bazë të Marrëveshjes së Ohrit. E mirëprita gatishmërinë për të bashkëpunuar plotësisht pas sulmit të fundit terrorist në Ibër- Lepenc. Autorët duhet të përballen me drejtësinë.”- kishte shkruar Kallas në rrjetin social X. Kurti tha pas takimit se me Kallasin ka diskutuar për çështjen e integrimit europian të Kosovës dhe për raportet me Serbinë fqinje, teksa tha se Kallas është “në kohën e duhur dhe në vendin e duhur”. “Nga liderët që ka Europa sot, besoj se zonja Kallas është në kohën e duhur dhe në vendin e duhur. Ne kemi shpresa të mëdha që Kosova, që rajoni i Ballkanit Perëndimor do të përfitojë shumë sa i përket vlerave europiane, demokratike, mbështetjes ekonomike e financiare dhe paqes dhe sigurisë në përgjithësi.”- tha Kurti pas takimit. Ndërsa, Vuçiq deklaroi se me Shefen e re të Diplomacisë së BE ka zhvilluar një bisedë “të hapur dhe të vështirë”.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software