About: http://data.cimple.eu/claim-review/103063263f55f47e12a70318a3447059da418bba39387a17345856d0     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Mashtrimi për shitjen e suplementeve të ndryshme përmes mjekëve të rrejshëm Deklarata Nëse vuani nga prostatiti, kjo është e rëndësishme për ju! Niveli i inflamacionit të prostatës mund të normalizohet në vetëm dy ditë dhe të mbahet në një nivel optimal për Vlerësimi Rrenë Postimi në Facebook me përshkrimin “Nëse vuani nga prostatiti, kjo është e rëndësishme për ju! Niveli i inflamacionit të prostatës mund të normalizohet në vetëm dy ditë dhe të mbahet në një nivel optimal për…” është i rremë. Në artikull janë cituar mjekë fiktivë, të cilët janë ilustruar me fotografi të personave të tjerë që nuk janë mjekë. Në artikull janë referuar “UNIVERSITETI MJEKËSOR I BALLKANIT” i cili nuk ekziston dhe nuk operon në asnjë prej vendeve të Ballkanit. Ekspertët thonë se produkti që tentohet të shitet përmes këtij artikulli me përmbajtje të rreme është suplement dhe i njëjti nuk është pjesë e protokoleve për trajtim të sëmundjeve të prostatës. Artikulli Më 22.02.2024, ueb faqja ‘offer-wall.pro’,(arkiva) ka publikuar një artikull me titull: Praktikë mjekësore e shekullit të 19-të. Urologu i famshëm ballkanik zbuloi se si mjekët ballkanike mashtrojnë burrat që duan të trajtojnë prostatën dhe adenomën e prostatës”. I njëjti artikull është shpërndarë edhe në faqen në Facebook ‘Medicinske vijesti HO’(arkiva). Artikulli citon Samir Khoja si urolog dhe doktor në shkencat mjekësore, i cili thuhet se është ilustruar edhe me një fotografi. Fotografia që është shënuar se është e personit të quajtur “Samir Khoja”, pas kërkimit me ‘Google Lens’, të dërgon tek një klinikë me emrin ‘Mayo’, e cila vepron në disa shtete të botës. Në ueb faqen e kësaj klinike (mayoclinic.org), është një artikull për kancerin e prostatës me fotografinë e njëjtë e cila është publikuar edhe në offer-wall.pro. Në këtë artikull nuk citohet mjeku “Samir Khoja” dhe as nuk është përmbajtja e njëjtë me atë të publikuar në faqen në faqen ‘offer-wall.pro’ (arkiva). Në faqen mayoclinic.org është publikuar lista e mjekëve, por aty nuk figuron asnjë urolog me emrin “Samir Khoja”. Me këtë emër është një profesor i biokimisë në fakultetin King Abdulaziz University në Arabin Saudite. Krypometër ka kontrolluar në listën e Odës së Mjekëve të Kosovës nëse ekziston ndonjë doktor me emrin Samir Khoja. Por, nga kërkimet del se nuk ka ndonjë mjek të licensuar me këtë emër (Samir Khoja). Oda e Mjekëve të Kosovës është organizatë e pavarur profesionale e mjekëve të cilët kanë të drejt të ushtrojnë veprimtari profesionale mjekësore në Republikën e Kosovës. Krypometër ka kontrolluar edhe në regjistrin e Urdhërit të Mjekëve të Shqipërisë, por as aty nuk ekziston ndonjë doktor i licencuar me emrin Samir Khoja. Urdhri i mjekeve është entitet publik jo buxhetor, profesional, i pavarur, i cili përfaqëson dhe mbron interesat e përbashkëta të anëtarëve të Urdhrit dhe rregullon veprimtaritë dhe marrëdhëniet midis tyre, në funksion të publikut. Për ta verifikuar edhe më tej, Krypometri ka kontrolluar edhe në listën e Odës së Mjekëve të Maqedonisë së Veriut, por as aty nuk është asnjë doktor i licencuar i quajtur ‘Samir Khoja’. Në këtë artikull thuhet se suplementi që rekomandohet është “ilaç ballkanik”, ndërsa tutje i referohet edhe “UNIVERSITETI MJEKËSOR I BALLKANIT”. Nga kërkimet në internet rezulton se në Ballkan, nuk figuron asnjë Universitet me emërin “UNIVERSITETI MJEKËSOR I BALLKANIT”. Secili prej vendeve të Ballkanit kanë universitete të Mjekësisë, por të gjith janë të emëruara dhe identifikuara me vendin apo qytetin ku operojnë, si psh: Universiteti i Prishtinës, Universiteti i Mjekësisë Tiranë, Fakulteti i Mjekësisë Beograd, Universiteti i Mjekësisë i Maqedonisë Veriore etj. Në këtë artikull thuhet se “prodhuesi u përpoq ta prezantonte produktin në farmaci, por nuk u lejua. Askush nuk dëshiron që njerëzit të kurohen dhe ta trajtojnë veten nga shtëpia. As mjekët, as farmacitë.” Megjithatë, specialistët e urologjisë thonë se trajtimi i sëmundjeve në Kosovë bëhet sipas protokoleve. Urologu Avni Fetahu tha se ilaçet që i përshkruajnë për sëmundjet e prostatës janë të licencuara dhe ato janë: Prosturo, Prostacare, e të tjera. Trajtimi i prostatës varion varësisht prej problemit dhe madhësisë se prostatës, nga terapia me barna e deri te largimi i prostatës me intervenim kirurgjikal. Krypometër ka kontaktuar me Astrit Haxhijahën, farmacist klinik, i cili ka thënë se produkti që është reklamuar në këtë tekst është një suplement, shtesë ushqimore. “Duke u bazuar tek përmbajtja e produktit kemi disa përbërës të cilët mund ta ndihmojnë problemin e prostatitit kronik, por, jo ta shërojnë. Sipas mendimin tim këtë formë të marketingut e përdorin kompanitë për promovime dhe për me i nxit pacientët për blerje online duke u thirrur që barnatoret nuk e pranojnë si produkt por të blejnë online. Si specialist i Farmacisë Klinike ju rekomandoj atyre që çdo produkt farmaceutik që dëshirojnë ta blejnë t’i drejtohen barnatoreve dhe jo blerjeve online”- thuhet në përgjigjen e Haxhijahës. Krypometër ka kontrolluar edhe nëse ky ilaç ka autorizim marketingu në Kosovë dhe ka gjetur se produkti ‘Prosta Fix’, nuk bën pjesë në listën e produkteve me Autorizim Marketingu në kuadër të Agjencisë së Kosovës për produkte dhe pajisje medicinale prandaj edhe nuk mund të ofrohet për shitje dhe përdorim klinik.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software