About: http://data.cimple.eu/claim-review/1089c374ecb30549743e37c93b38e79a6ea9de08c4c8e4085dab0eb1     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrena se Isa Mustafa është kandidat i LDK-së për kryeministër Deklarata Lumir Abdixhiku prezanton Isa Mustafën si kandidat të LDK-së për kryeministër Vlerësimi Rrenë Postimi “Lumir Abdixhiku prezanton Isa Mustafën si kandidat të LDK-së për kryeministër” është i rremë. Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abidixhiku, nuk e ka propozuar Isa Mustafën si kandidat për kryeministër të LDK-së. Artikulli Më 28.03.2024, faqja e Facebook-ut ‘Fleta Press’ (arkiva) ka publikuar një infografikë në të cilën shihen kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa. Në këtë infografikë është vendosur mbishkrimi “Lumir Abdixhiku prezanton Isa Mustafën si kandidat të LDK-së për kryeministër”. Krypometër, përmes kërkimit në internet ka gjetur se fotografia e publikuar është bërë në vitin 2017 kur Lumir Abidixhiku kishte aderuar në Lidhjen Demokratike. Në atë kohë, Abdixhiku ishte prezantuar si aderim i ri në këtë parti nga ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa. Krypometër ka kontaktuar me zëdhënësin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Tahiri për të verifikuar vërtetësinë e informacionit se Mustafa është prezantuar si kandidat i kësaj parti për kryeministër. Tahiri ka thënë se një informacion i tillë është i rremë pasi sipas tij, LDK dhe Abdixhiku nuk e kanë nominuar Mustafën për kandidat për kryeministër. “Ky është lajm i rrejshëm, pra fake news. LDK dhe z.Abdixhiku nuk e kanë nominuar z.Isa Mustafa për kryeminstër”- ka konfirmuar Tahiri për Krypometër. Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, pas mbledhjes së Kryessisë së Kuvendit më 29.03.2024, u deklarua në lidhje me propozimin e PDK-së për një datë të mundshme të zgjedhjeve, 09.06.2024. Mirëpo në deklarimin e tij nuk ka përmendur se LDK ka nominuar ndonjë kandidat për kryeministër. “Sot tema që e kemi është shumë më problematike se tema për cilën ditë do të mbahen zgjedhjet parlamentare: a me 9 a me 8, pak rëndësi ka. Jemi në fazë zgjedhore, kurdo që dojnë të gatshëm jemi për zgjedhje”– tha Gashi. Shefi i grupit parlamentar të LDK-së shprehu mosbesimin e tij ndaj deklaratës së kryeministrit Kurti se do ta ndihmojnë opozitën nëse dëshiron që të shkojë në zgjedhje. “Këta nuk po e mbështesin funksionimin normal të një komisioni hetimor e ti po mendon që kanë me e mbështet shpërndarjen e Kuvendit që potencialisht ka me i çu në burg nesër”– u përgjigj Gashi kur u pyet lidhur me këtë temë. “Zgjedhjet do të jenë maksimalisht pas 10 muajve, jo kur ka qejf Albini, por kur ka nevojë Kosova dhe Kosova ka nevojë sa më shpejt”– shtoi ai. Në anën tjetër, kryetari aktual i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, është zyrtarizuar nga Partia Demokratike të Kosovës si kandidat për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Qeveria e Kosovës ka mbushur 3 vjet nga mandati i saj 4-vjeçar më 22 mars 2024.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software