About: http://data.cimple.eu/claim-review/109b245e4bfcfa017b1bee4c16056eafa3b2037d5f44a53cb711a30b     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • BE nis t’i publikojë projektet e dështuara për faj të Qeverisë së Kosovës Deklarata Apostolova: Ai projekt do t’i shërbente shëndetit të fëmijëve tuaj sepse siç e dini, llogaritjet e ajrit vazhdimisht po tregojnë se ai është shumë i dëmshëm. Do të fillojmë të publikojmë në ueb faqen tonë, secilin prej projekteve të cilat i kemi anuluar për shkak të mos përgjegjësisë së institucioneve tuaja. Vlerësimi E vërtetë Ashtu siç kishin premtuar më 30 maj, zyra e BE-së në Kosovë ka nisur me publikimin e projekteve të dështuara për faj të qeverisë së Kosovës. Artikulli Një projekt 12 milionësh nga Bashkimi Europian ka dështuar të implementohet në Kosovë si pasojë e mosmarrëveshjes së institucioneve të Kosovës për ndarjen e një lokacioni për një deponi të mbeturinave të rrezikshme. Dështimin e këtij projekti e kishte paralajmëruar më 30 maj shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, gjatë një debati të organizuar mbi Raportin e Progresit të Komisionit Europian. Ajo kishte thënë se përgjegjës për këtë humbje ishin institucionet qeverisëse të Kosovës. Apostolova gjithashtu kishte premtuar se Zyra e BE-së në Kosovë, do të fillojë me publikimin e projekteve të mëdha, të cilat qytetarët e Kosovës nuk do t’i gëzojnë për shkak të udhëheqësve të tyre. “Ai projekt do t’i shërbente shëndetit të fëmijëve tuaj sepse siç e dini, llogaritjet e ajrit vazhdimisht po tregojnë se ai është shumë i dëmshëm. Do të fillojmë të publikojmë në ueb faqen tonë, secilin prej projekteve të cilat i kemi anuluar për shkak të mos përgjegjësisë së institucioneve tuaja”, kishte thënë ajo. Pas premtimit të Apostolovës Zyra e BE-së në Kosovë ka dhënë të gjitha detajet, në të cilat është sqaruar se si Kuvendi komunal i Fushë Kosovës, kishte refuzuar dhënien e një parcele për ndërtimin e kësaj deponie, e cila do të bënte asgjësimin e mbetjeve të rrezikshme për shëndetin e qytetarëve të Kosovës. “Qeveria fillimisht kishte identifikuar një parcelë toke brenda kompleksit të vjetër ushtarak në Harilaq, të Fushë Kosovës, e cila më pas kishte rezultuar e papërshtatshme pas studimeve paraprake, për shkak të hapësirës së pashpërthyeshme dhe bunkerëve të vjetër, duke e bërë ndërtimin e deponisë të pamundur. Pas disa kërkesave nga BE-ja në Kosovë, një lokacion alternativ ishte identifikuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, në kuadër të Komunës së Fushë Kosovës. Kuvendi i Komunës e refuzoi ndërtimin e objektit në territorin e saj, duke e lënë BE-në në Kosovë pa zgjidhje përveç anulimit të projektit”, është sqaruar nga Zyra e BE-së në Kosovë. Qeveria e Kosovës kishte vendosur për lokacionin në fjalë pa mbajtur asnjë dëgjim publik. Tutje është thënë se Bashkimi Evropian shpreh keqardhje për anulimin e këtij projekti, i cili sipas tyre, do të ishte një përfitim i madh për të gjithë qytetarët e Kosovës sepse do të siguronte ruajtjen e duhur të mbetjeve të rrezikshme. Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software