About: http://data.cimple.eu/claim-review/10b03e8590c003d742a37293b79b4286f2c810182c5193466f31da80     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Fotografia e krahasimit të Putinit me Hitlerin nuk u publikua në ballinën e revistës “Time” Deklarata “Putin, rikthimi i Hitlerit”, revista “Time”, si e shkatërroi ëndrrën evropiane Vlerësimi Rrenë Fotografia e Putinit, ku paraqitet si Hitleri, e cila është publikuar nga disa media dhe është shpërndarë në rrjete sociale nuk është ballinë e revistës “Time”. Ajo është realizuar nga një dizajner grafik, dhe për tu dukur më e fuqishme është ideuar si ballinë e revistës prestigjioze amerikane. Se nuk është ballina e tyre e ka thënë edhe vet revista “Time. Artikulli Një fotografi e presidentit rus Vladimir Putin, me mustaqet e diktatorit Adolf Hitler të mbivendosura në fytyrën e tij, është publikuar nga media vendore dhe është shpërndarë në rrjete sociale duke iu referuar si ballinë e revistës “Time”. Me mbishkrimin “Rikthimi i historisë. Si i shkatërroi Putini ëndrrat evropiane”, kjo fotografi e kopertinës është publikuar si foto lajm nga disa media në Kosovë dhe Shqipëri. Foto është publikuar nga Revista Kosovarja, Top-Channel, Gazetashqiptare.al, Infobox.al “Revista prestigjoze “Time” e ka cilësuar presidentin rus, Vladimir Putin si një rikthim të diktatorit famëkeq, Adolf Hitler”, thuhet në hyrjen e artikullit të Top Channel. Pasi kjo fotografi u shpërnda nëpër rrjete sociale, krijuesi i saj, dizajneri grafik, Patrick Mulder në Twitter e mohoi që kjo fotografi është bërë për ballinën e revistës prestigjioze “Time”. “Unë doja të bëja diçka që lidhej me pushtimin në Ukrainë si dhe të kapja humorin e publikut. Nuk është bërë për kopertinën e TIME. Ndjeva se meritonte të kornizohej në një mënyrë po aq të fuqishme”, ka shkruar ai në Twitter. Lidhur me këtë ka shkruar edhe Reuters, të cilët kanë kontaktuar me një zëdhënës të revistës “Time” dhe kanë marrë konfirmim se fotoja nuk i përket atyre. “Asnjë kopertinë e tillë nuk u publikua nga Time”, kishte thënë ky zëdhënës.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software