About: http://data.cimple.eu/claim-review/10f1ce755cc841e88b85a617b09a3c7212ab9d17be47478a78af89d9     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Tifozët shqiptarë nuk janë përleshë me serbët në Gjermani Deklarata Tifozët shqiptarë dhe serbë u përleshën në qendër të Gelsenkirchen Vlerësimi Pjesërisht e vërtetë Raportimi se “Tifozët shqiptarë dhe serbë u përleshën në qendër të Gelsenkirchen” nuk është i saktë. Policia gjermane ka konfirmuar se në përleshje janë përfshirë tifozët serb dhe ata anglezë. Policia i ka ndaluar 7 tifozë serb të përfshirë në këtë përleshje. Mediat ndërkombëtare The Guardian dhe Radio Evropa e Lirë poashtu kanë raportuar se në përleshje janë përfshirë tifozët anglezë dhe ata serb. Artikulli Më 16.06.2024 faqja Qyteti i Mitrovicës (arkiva) shpërndau një video të përleshjes së tifozëve serb në Gjermani me mbishkrim: “Tifozët shqiptarë dhe serbë u përleshën në qendër të Gelsenkirchen” duke marrë si burim informacioni Sky Sport. Ky raportim doli në ditën kur ekipi i Serbisë u përball me ekipin e Anglisë në EURO 2024 në Gjermani. Media të ndryshme për raportimin se edhe shqiptarët ishin të përfshirë iu referuan raportimeve të mediave angleze, të cilat kanë pretenduar fillimisht se përleshja përfshinte tifozë shqiptarë, jo anglezë. Gazetarët anglezë konfirmuan përfshirjen e shqiptarëve në grindje bazuar mbi burimet e policisë gjermane. Megjithatë, Policia e Bohumit kishte dalë me sqarim se në këtë përleshje ishin të përfshirë tifozët serbë dhe ata anglezë. “Rreth orës 15.45 policia është njoftuar për një konflikt mes tifozëve serbë dhe atyre anglezë në afërsi të Arminstrasse. Policia i ka ndarë dy grupet e tifozëve, si dhe kanë ndaluar shtatë tifozë serbë duke ngrituar kallëzim penal për shkaktimin e lëndimeve të rënda trupore”- thuhet në njoftimin e policisë gjermane. Tabloidi Daily Mail duke e cituar policinë e Gelsenkirchen kishte raportuar se në përleshje ishin të përfshirë tifozët serb dhe anglezë. Njëjtë ka raporuar edhe The Guardian dhe Radio Evropa e Lirë. Faktoje.al ka verifikuar këtë lajm duke sqaruar se ishin “tifozët znglezë ata që u përleshën me serbët, e jo shqiptarët.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software