Receta e rreme për pastrim të zorrës së trashë dhe barku i fryrë
Deklarata
Mjekët Francez Treguan Recetën e tyre: Pastron zorrën e trashë dhe gjithashtu të shpëtoni nga barku i fryrë..!?
Vlerësimi
Rrenë
Artikulli me titullin “Mjekët Francez Treguan Recetën e tyre: Pastron zorrën e trashë dhe gjithashtu të shpëtoni nga barku i fryrë..!?” është i rremë. Në artikull nuk citohet asnjë mjek francez, si pretendohet në titull. Në artikull nuk është ofruar asnjë fakt shkencor që e mbështetet konstatimin e bërë në titull për pastrim të zorrës së trashë dhe barkut të fryer. Zaim Gashi, gastroenterolog thotë se receta të tilla janë të mjekësisë popullore dhe nuk përdoren në mjekësinë moderne.
Artikulli
Më 22 nëntor 2022, faqja e internetit “Pasqyra” ka publikuar një artikull me titullin “Mjekët Francez Treguan Recetën e tyre: Pastron zorrën e trashë dhe gjithashtu të shpëtoni nga barku i fryrë..!?”.
Ai është shpërndarë edhe në faqen “Bota e re” në Facebook.
Artikulli thotë se mjekët francezë kanë treguar recetën e tyre për pastrimin e zorrës së trashë dhe shpëtimin nga barku i fryrë, mirëpo nuk është cituar emri i asnjë mjeku apo institucioni kredibil.
Zaim Gashi, gastroenterolog thotë se receta të tilla janë të mjekësisë popullore dhe nuk përdoren në mjekësinë moderne.