About: http://data.cimple.eu/claim-review/11aad88e298d208dae73c708eb4c283b6f8bb2b0ba8181312a4db17f     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Titulli i rremë për përkrahjen e Albin Kurtit nga gjenerali amerikan Deklarata GjeneraIi Amerikan: Eshte e nevojshme qe Kurti te udheheq Kosoven per te kon.troIIuar shtrirjen e Ru.sise ne BaIIkan Vlerësimi Rrenë Deklarata e vjetër e gjeneralit amerikan Curtis Scaparrotti për ndikimin rus në Ballkan, është ripublikuar me titull të rremë. Titulli pretendon se gjenerali në fjalë ka folur për kryeministrin Kurti, kinse ai ka thënë se me Kosovën duhet të udhëheq Kurti për të ndalur shtrirjen e Rusisë në Kosovë, ndërsa brenda në tekst është përdorur një deklaratë e vitit 2018 e gjeneralit amerikan. Artikulli Faqja në internet me emrin Lajme.buzz ka publikuar një lajm duke pretenduar se gjenerali amerikan Curtis Scaparrotti ka mbështetur kryeministrin Albin Kurti me një mesazh të fortë. Lajmi është shpërndarë në Facebook nga faqet si : Der Kosova Albaner, Lajme Buzz, Der Albaner, Ich Bin Albaner, Telegram.info, Der Albaner +, Janina Press, Atdheu.net. Mesazhi në këtë publikim tregon një përmbajtje të pavërtetë në të cilën pretendohet se komandanti i ushtrisë amerikane në Evropë, gjenerali Curtis Scaparrotti të ketë deklaruar se Albin Kurit duhet të qëndrojë në pushtet për të ndaluar shtrirjen e Rusisë në rajon. Përmbajtja e tillë është e rreme pasi që gjenerali në fjalë nuk ka folur për kryeministrin Kurti. Në tekstin e lajmit është përdorur një deklaratë e vjetër e gjeneralit në fjalë. Është përdorur deklarata e tij në mars të vitit 2018, derisa Scaparrotti ishte duke folur në Komitetin e Senatit për Shërbime të Armatosura të SHBA-së. Ai në këtë deklaratë nuk e përmend fare Albin Kurtin, por vetëm flet për shqetësimin e tij për përhapjen e ndikimit rus në Ballkan. Për më tepër, Albin Kurti në atë kohë nuk ka qenë kryeministër, por ka qenë në opozitë. Në mungesë të burimit të saktë të informacionit, përdorimit të deklaratës së vjetër dhe titullit të rremë, lajmi konsiderohet i rremë.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software