About: http://data.cimple.eu/claim-review/11fe6dba0de8d84e052bc59862ac41539f557fe3d59ccccf4bfe56dd     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Titulli i pambështetur për shërim të kancerit Deklarata Kërpudha, e cila shëron kancerin Vlerësimi Me kos Titulli i artikullit “Kërpudha, e cila shëron kancerin” nuk është i mbështetur në fakte. Në artikull nuk ofrohet asnjë dëshmi, citat i ndonjë onkologu apo referim në studime shkencore që e mbështetë konstatimin e bërë në tillë se është një llojë kërpudhe që e shëron kancerin. Kanceri nga profesionistët vazhdon të trajtohet sipas metodave shkencore. Artikulli Më 18 mars 2023 faqja e internetit “kosova-sot.info” ka shpërndarë një artikull me titull: “Kërpudha, e cila shëron kancerin”. Artikulli fillon duke përshkruar këtë kërpudhë, duke thënë se “Kërpudha e cila në latinisht quhet Inonotus obliquus është një kërpudhë parazitare në mështekën e cila ngjan me një lëvore të djegur. Në fakt, kjo kërpudhë është kancer i mështeknës, por paraqet ilaçe kundër kancerit të njeriut. Sidomos varianti siberian i kësaj kërpudhe është shumë i dobishëm”. Më pas në artikull tregohen përbërësit e kësaj kërpudhe. “Ajo përmban fenole, melaninë, tripeptoide dhe thartirë betulinike, ku sidomos përbërësi i fundit është efikas kundër kancerit. Kjo kërpudhë është efikase thuajse kundër të gjitha llojeve të tumoreve, por sidomos kundër kancerit të gjirit, ezofagut, qafës së mitrës, prostatës, mushkërive, lukthit, shpretkës, trurit, si dhe të gjitha llojeve të leukemisë, melanomave dhe limfomave. Me anë të mekanizmit të apoptozës kjo kërpudhë shkatërron qelizat e deformuara. Kjo kërpudhë është efikase edhe kundër stresit, i cili edhe shkakton rreth 90% të sëmundjeve në botë” – thuhet në artikull. Mirëpo, në asnjë pjesë të këtij teksti nuk ka asnjë provë që kjo kërpudhë e shëron kancerin e madje nuk ka asnjë citim nga ndonjë mjek apo njohës i kësaj teme.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software