About: http://data.cimple.eu/claim-review/1222c52c51818cfe4322986b7dbf549a685b825fd3d8e4a0bc4e612a     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Foto: Pixabay Pretendimi i rremë se mund të hiqen gurëzit e dhëmbëve në kushte shtëpie Deklarata Dentistët nuk ua tregojnë: Ky është përbërësi që pastron gurëzat në dhëmbë në kushte shtëpie Vlerësimi Rrenë Publikimi me titull “Dentistët nuk ua tregojnë: Ky është përbërësi që pastron gurëzat në dhëmbë në kushte shtëpie” është i rremë. Krypometër ka verifikuar me tre burime kredibile që trajtimi i përmendur në artikull nuk e trajton problemin e gurëve në dhëmbë në kushte shtëpiake. Artikulli Më datë 27.11.2023, faqja e facebook-ut, ‘Artistet Shqiptar’ (arkiva), ka publikuar një artikull me titull, “Dentistët nuk ua tregojnë: Ky është përbërësi që pastron gurëzat në dhëmbë në kushte shtëpie”. I njëjti artikull është shpërndarë edhe nga ueb faqja ‘kapelajmin.com’(arkiva). Në këtë artikull pretendohet se gurëzit e dhëmbëve hiqen me përbërës në kushte shtëpie dhe trajtimi i tyre realizohet duke ndaluar duhanin dhe alkoolin. Për të verifikuar këtë lajm, Krypometër ka kontaktuar 3 stomatologë të cilët janë pyetur nëse ky trajtimi largon gurët e dhëmbëve. Dentisti Nehat Mustafa ka thënë për Krypometër se nuk ka ndonjë metodë shtëpiake për heqjen e gurëzve të dhëmbëve. “Higjiena e mirë e ngadalëson formimin e tij, por gurëzit mund të largohen vetëm nga stomatologët”- thuhet në përgjigjen e Mustafës të datës 27/11/2023. Ngjashëm është përgjigjur edhe stomatologia, Shkurta Kadriu. “Nuk ka ndonjë metodë efikase për heqjen e gurëzve të dhëmbëve në kushte shtëpie, por largohen vetëm nga ana e dentistit”- tha Kadriu për Krypometër. Stomatologu tjetër, Kreshnik Grajçevci tha për Krypometër se, nëse veç janë prezentë, gurëzit në dhëmbë është vështirë t’i largosh. “Veç nëse blen instrumente të ngjashme si të stomatologut dhe di ti përdorësh, e ki dijeni si t’i heqësh ata nga dhëmbët, përndryshe për mos me i lënë me u kriju, po, është pastërtia, përdorimi i penjëve, përdorimi i brushave, shpërlarësve të gojës, por nëse janë prezentë, deri më sot nuk di ndonjë preparat shtëpiak që mund t’i largojë gurëzit përveç dentistit madje edhe ne edhe hjekim goxha shumë”- tha Grajçevci për Krypometër.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software